• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britani e Madhe! A do të fillojnë fluturimet e dëbimit në Ruandë?

by A R
18/03/2024 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik (18.03) sërish debatohet për një ligjin e ashtuquajtur ligji i Ruandës. Kryeministri, Rishi Sunak nuk do hezitonte të dërgonte azilkërkuesit në Afrikë. Disa lordë janë kundër.

Nëse bëhet fjalë për refugjatët, 91 vjeçari, Lord Dubs e humb toruan. “I turpshëm” është plani i qeverisë britanike, të dërgojë refugjatët në Ruandë, thotë ai, kjo dëmton imazhin e mirë të Britanisë së Madhe. Se si ndjehesh kur e braktis familjen dhe vendlindjen, Alfred Dubs e ka provuar vetë. Në Moshën 6 vjeçare me një tranposrt fëmijësh ai erdhi në Londër nga Praga, për t’i shpëtuar Holokaustit. Sot ai është deputet i Partisë Laburiste në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe angazhohet për refugjatët.

Deri tani lordët kanë refuzuar miratimin e ligjit të ashtuquajtur ligji i Ruandës, dhe e kanë shtyrë këtë. Ndër të tjera, sepse ai shkel të drejtën ndërkombëatë. Por në fund ata do të dorëzohen, gjykon Dubs, në fund të fundit konservatorët përbëjnë grupin më të madh në Dhomën e Lartë. Dhe shpirti luftarak i lordëve, shpesh të moshuar, ka rënë, beson ai.

Konservatorët e ndjekin prej vitesh planin e Ruandës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak e ka kthyer në prioritet “ndalimin e gomoneve”. Gati 30.000 refugjatë në vitin e kaluar erdhën me gomone përmes Kanalit të La Manshës. Këta dhe persona të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në vend nga viti 2022 kërcënohen nga dëbimi në Ruanda. Pavarësisht prejardhjes, dhe pa verifikim të kërkesës për azil ata do të dërgohen në vendin afrikanolindir dhe do të bëjnë aty kërkesën për azil në Britaninë e Madhe.

Boris Johnson ishte kryeministri i parë që e nisi një fluturim të tillë, me një grup refugjatës që do të niseshin për në Kigali, megjithë protestat e organizatave për të drejtat e njeriut. Gjykata Europiane e pengoi Johnson në minutën e fundit. 140 milionë paund ka transferuar britanikët në Ruanda, por deri tani asnjë refugjat nuk ka parë tokën ruandeze. Edhe Gjykata e Lartë Britanike e deklaroi joligjor këtë plan, sepse Ruanda nuk është vend i tretë i sigurtë. Këu qeveria ka bërë disa përmirësime dhe ka negociaur një marrëveshje të re me vendin afrikanolindor, ku ky i fundit suguron, se nuk do të dëbojë askënd në vendin origjinë.

Kryeministri, Sunak argumenton, se strehimi i refugjatëve në hotele kushton për ditë 6 milion paund. Me dëbimet në Ruanda ai pret një efekt frikësimi. Sunak apeloi, që lordët të mos i dalin kundër “vullnetit të popullit”, kryeministri beson, se me një politikë të ashpër azili do të fitojë pikë në elektorat.

Efekti frikësues i paqartë

Po a do t’i trembë një ligj i tillë refugjatët? Këtu mendimet ndahen. Jacquline McKenzie, avokate për të drejtat e njeriut në Londër përfaqëson një irakian që do duhej të dëbohej në Ruanë, para se Gjykata Europiane ta pengonte fluturimin. Ky person ndidhej ndërkohë i lidhur në autobus për të shkuar në avion. Përvoja e tij është traumatike, thotë ajo. Ndërkohë ai ka mundur të provojë, se ishte viktimë e tregtisë me njerëz dhe mund të qëndrojë me leje qëndrimi në Britaninë e MAdhe. McKenzie nuk beson tek efekti frikësues. “Ne flasim prej vitesh për Ruandën dhe njerëzit vazhdojn të vijnë.”

Nikolai Posner nuk është aq i sigurtë për këtë. Ai punon për organizatën franceze të refugjatëve, Utopua 56 dhe ndodhet shpesh në qytetin verior francez port Kale, ku migrantët i hyjnë rrugës së rrezikshme. Kur ky plan u bë i ditur para dy vitesh, ka pasur vërtet më pak kalime detare, “deri sa kontrabandistët i ulën çmimet”, kjo mund të ndodhë edhe tani. Ai kërkon rrugë të sigurta dhe legale.

Në dorën e kryeministrit

Nëse ligji miratohet në ditët e ardhshme, nuk është e qartë, se kur do të fillojnë fluturimet e para. McKenzie është e mendimit megjithatë se kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet në gjykata. Por kryeministri Sunak duket i vendosur të dëbojë refugjatët e parë sa më shpejt. Ai e ka marrë në dorë si kryeministër çështjen e migracionit, dhe nëse gjërat do të zhvillohen si dëshiron ai, do të kalonin vetëm pak ditë deri sa të kryhet fluturimi i parë, nëse ligji miratohet. Lordi Dubs është i zemëruar. Në fund të fundit, Britania e Madhe ka qenë vend themelues i Gjykatës Europiane, nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët. Lordi Dubs nuk e duron dot, që vendi që e pranoi atë si fëmijë me kaq përzemërsi, “tani jep një shembull kaq të keq”, ai do të vazhdojë të luftojë kundër ligjit të Ruandës sa të mundet.

/a.r

Next Post
Makinat përplasen “kokë më kokë”, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali

Makinat përplasen “kokë më kokë”, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

January 27, 2026
“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

January 27, 2026
Berisha e akuzon për të dhënat, Shehaj: Ato ia dhashë unë kur mbeti pa gjë nga Basha

Drejtësia vijë e kuqe? Agron Shehaj i “mbyll” derën PD-së: Me Berishën…

January 27, 2026
Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

January 27, 2026
Kreu masakër në Shkup në 2007-ën, kapet i shumëkërkuari që fshihej prej vitesh te Liqeni i Thatë

Kreu masakër në Shkup në 2007-ën, kapet i shumëkërkuari që fshihej prej vitesh te Liqeni i Thatë

January 27, 2026
“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

January 27, 2026
Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

January 27, 2026
Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In