• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britani, deputetët kërkojnë nga BE-ja shtyrjen e “Brexit”-it

by Java News
14/03/2019 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas refuzimit të marrëveshjes së rakorduar mes kryeministres Theresa May dhe Brukselit, e opsionit tjetër të shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje një ditë më parë, dita e tretë impenjative në Dhomën e Komunëve i pa ligjvënësit britanikë të votonin edhe kundër opsionit për mbajtjen e një referendumi të dytë mbi “Brexit”-in, duke vendosur përfundimisht ta hedhin topin në fushën e Bashkimit Europian, përmes kërkimit të shtyrjes së procesit për rinegociimin e marrëveshjes.

Me 412 vota pro dhe 202 kundër, ligjvënësit nxisin tashmë qeverinë dhe kryeministren May t’i kërkojnë BE-së shtyrjen e daljes së Mbretërisë nga unioni, derisa të gjendet një marrëveshje më e mirë sesa ajo e shtruar në tryezë dy ditë më parë. Këtë të enjte, deputetët britanikë votuan gjithashtu masivisht kundër shtyrjes së “Brexit”-it në mënyrë që të zhvillonin një referendum të dytë, duke shuar kështu shpresat e aktivistëve proeuropianë që donin të pyesnin sërish popullin për këtë vendim tejet të rëndësishëm.

Tri vite pasi Britania votoi për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian, vetëm 85 deputetë votuan në favor të amendamentit dhe 334 kundër, me shumicën e laburistëve opozitarë që abstenuan në këtë votim, ndërsa vetëm 18 prej tyre votuan kundër.

Në fund të ditës, ligjvënësit britanikë votuan edhe kundër marrjes së kontrollit të “Brexit”-it nga qeveria e drejtuar prej Theresa Mayt, e po ashtu edhe kundër amendamentit laburist për gjetjen e një qasjeje të re ndaj kësaj çështjeje.

Vetëm pak çaste para votimit për referendumin e dytë kishte komentuar presidenti amerikan, Donald Trump, i cili shprehej se ajo që trumpetohej si një zgjidhje nga shumë britanikë, të cilët besonin se përpjekja e parë shkaktoi pikërisht kaosin politik të ditëve të sotme, do të ishte diçka e padrejtë.

“Nuk mendoj se një tjetër votim do të ishte i mundshëm, sepse nuk do të ishte diçka e drejtë për njerëzit që kanë votuar pro shkëputjes” në referendumin e parë, tha ai teksa ndodhej në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha gjithashtu se kishte mbetur i habitur “teksa shihte sesa keq kishte përfunduar historia e Brexit-it”, në përpjekjen për të veçuar Britaninë nga BE-ja. “Mendoj se gjithçka duhej të ishte negociuar në një tjetër mënyrë, sinqerisht”, tha ai, duke e quajtur këtë situatë kaotike “të turpshme”.

Ndërkohë, nga Rumania ku ndodhej për vizitë zyrtare, kryeshefi negociator i BE-së për “Brexit”-in, Michel Barnier tha se po e priste “me qetësi dhe durim” rezultatin e votimit në Dhomën e Komunëve.

“Për të ecur përpara kemi nevojë për një votë negative ndaj shkëputjes pa marrëveshje. Kemi nevojë për një votim konstruktiv dhe pozitiv. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar, e sigurisht të tregoj respekt përkundrejt Britanisë dhe popullit të saj, sikurse edhe për procedurat ligjore e parlamentare të atij vendi. Po presim votimin me këtë frymë pozitive”, tha Barnier.

/a.meta

Next Post
Ngritja e KLGJ-së, ‘qeveria’ e gjyqësorit shkrin Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Gjyqtarët s’ka kush i heton? Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ende s’ekziston

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In