• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brisida Shehaj dhe Pranvera Fagu flasin për largimin nga Tatimet e Doganat

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ish-drejtoreshat, atë të Tatimeve, Brisida Shehaj, dhe të Doganave, Pranvera Fagu, që pritet të emërohen në detyra të reja, dhe Belinda Ikonomi, këshilltare e Kryeministrit Rama, që pritet të emërohet në krye të Drejtorisë së Doganave të kontaktuar nga “Panorama” flasin për lëvizjet e fundit. Ish-drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj ka folur për herë të parë për largimin nga detyra që mbante dje në një prononcim për “Panorama.al”, kur tha se kishte komunikuar me Ramën dy ditë më parë për lëvizjen e saj.

FLASIN DREJTORESHAT

Të gjitha drejtueset aktuale janë eksperte në fushën e ekonomisë dhe financave, por që tashmë pritet të marrin një sfidë të re drejtimi. Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, u shpreh se posti i ri i është komunikuar nga Kryeministri Rama. Shehaj pritet të emërohet zv.ministre e Ekonomisë dhe postin e ri e cilësoi jo vetëm si sfidë profesionale, por edhe si sfidë të ekipit qeverisës.

“Pas një komunikimi që kam zhvilluar ditën e djeshme me Kryeministrin Rama, kam pranuar detyrën e re që më është propozuar. Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, lë pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në fund të 8-mujorit, të ardhurat e realizuara nga Tatimet kanë qenë me rritje 3 miliardë lekë. Detyra e re është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për Qeverinë, pasi puna jonë është puna e një ekipi”, u shpreh Shehaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqjen dhe se vazhdon të jetë ende në punë. Fagu shpjegoi se shkarkimi i kreut të Doganave bëhet me vendim qeverie, dhe deri tani nuk është marrë një i tillë.

“Nuk kam dhënë dorëheqjen, vazhdoj të jem në punë. Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe shkarkimi i tij bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Fagu.

Belinda Ikonomi, këshilltarja e Kryeministrit Rama për ekonominë e kontaktuar, nuk pranoi të japë koment për detyrën e re, ndërsa shtoi se emërimet e reja bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ish-drejtoresha Brisida Shehaj, e diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, u emërua në krye të Tatimeve më 2 tetor të 2013-s.

Pranvera Fagu është emëruar në krye të Doganave në korrik të 2015-s, në kohën kur ky institucion ishte në qendër të kritikave për mosrealizimin e të ardhurave dhe raportit të “Crown Agents” për rritjen e kontrabandës. Gjatë drejtimit të Fagut në krye të Doganave, Kryeministri Rama shkarkoi brenda ditës 14 drejtuesit e drejtorive rajonale të Doganave.

Ndërsa Vasilika Vjero mban postin e drejtoreshës së Regjistrimit të Biznesit, pas shkarkimit nga detyra të ish-drejtorit Tomi Kola, i emëruar nga qeveria e mëparshme.

 

Next Post
SHBA,të shtëna në një qendër tregtare, humbin jetën 4 gra

SHBA,të shtëna në një qendër tregtare, humbin jetën 4 gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In