• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Brishtësia e performancës tuaj pavarësisht konkludimit…’, SMS e reja të ish-gjyqtarit filozof

by Java News
18/04/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shyqyri Çobo, gjyqtari i pezulluar i Gjykatës së Beratit, nuk ia ka dalë të rrëzojë në Apelin e Krimeve të Rënda dënimin e tij për “korrupsion”.

Sipas Apelit, Çobo i ka kërkuar favore seksuale një gruaje 30-vjeçare, palë në një proces të gjykuar prej tij, në këmbim të një vendimi gjyqësor në favor të saj. Një pesëshe e Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin e dhënë më 9 janar 2017 nga Shkalla e Parë për të.

Në këtë gjykatë ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg, ekzekutimi i të cilit u pezullua, duke e lënë gjyqtarin në Shërbim Prove për një periudhë 18- mujore. Po ashtu, atij iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare, raporton “Panorama”.

“Ai e kreu veprën penale në formën e kërkimit të përfitimit të padrejtë, favorit seksual, nga e dëmtuara, palë në proces, duke marrë përsipër kryerjen e një veprimi që lidhej me detyrën e tij dhe, konkretisht dhënien e vendimit gjyqësor në favor të saj”, argumentonte

Apeli në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta. Vendimi nxjerr në dritë SMS të papublikuara më parë, të dërguara nga gjyqtari drejt numrit të 30-vjeçares.

Sipas Apelit, në përmbajtjen e SMS-ve, përmes të cilave gjyqtari i kërkonte asaj favore seksuale, nuk janë kursyer dhe citate nga Kurani, shkrimtarë dhe psikanalistë.

“Në kuadër të kërkimit të favoreve seksuale, në komunikimin me të dëmtuarën, i pandehuri përdori referenca në Kuran, te shkrimtarë apo psikanalistë. Më datë 09.05.2015, ai iu referua Kuranit për trajtimin që i bënte ndjenjës së dashurisë; Frojdit, për trajtimin e avantazheve të të pasurit të një të dashuri në kushtet e qenies i martuar dhe, në datë 22.05.2015, Gorkit te romani ‘Nëna’, për gjërat më të mira në jetë të cilat ishin falas, duke lënë vend për nënkuptime”, argumentonte Apeli i Krimeve të Rënda.

Sipas gjykatës, të tjera SMS përmes të cilave Çobo i kërkonte 30- vjeçares përfitime të llojit jomaterial ishin:

“Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik (pse keqkuptohesh). Fundja mua në jetë s’më mungon asgjë-asgjë. Për problemin që po të tundon, ndihma ime s’do të mungojë, pavarësisht konkludimit tuaj”; “Pjesë e miqësisë time janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë (vertikal)…”; “Sinqerisht, komunikimi me Ty më duket maksimalisht i vështirë…!”; “Argumenti habitës është fakti se ju jeni e shkolluar”; “Dua të jem konfidencial me ty. M’u drejto me Ti! Je mjaft e mirë!”; “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është “Dashuria”!!”.

c.a

Next Post
Do asistojnë vettingun/Tola dhe Gjokuta, në krye të DSIK dhe Pastrimit të Parave

Do asistojnë vettingun/Tola dhe Gjokuta, në krye të DSIK dhe Pastrimit të Parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In