• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Briseida Shehaj 60 minuta në prokurori, zbulohet padia nga ish-vartësi

by A R
02/12/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj u thirr nga prokuroria e Shkodrës ku dëshmoi për rreth 60 minuta në lidhje me një padi ndaj saj. Detaje të reja zbardhen për çështjen. Bëhet me dije se ajo u padit nga Agron Ramadani, një ish-drejtor tatimesh. Ky i fundit e ka paditur për presion Shehajn.

Ngjarja sipas Ramadanit ka ndodhur në Dhjetor të vitit 2014, ku Shehaj pretendohet se i ka bërë presion vartësit të saj të firmoste një rimbursim. Rimbursimi në fjalë mësohet se kapte vlerën e rreth 10 milionë lekëve.

Lidhur me këtë çështje, e cila është ende në hetim, ish-drejtoresha e Tatimeve ishte sot për rreth 60 minuta në Prokurorinë e Shkodrës.

Deklarata e Agron Ramadanit:

Me dt.16.06.2016,Gjykata e Shkalles Pare Shkoder rrezoi kerkesen e Prokurorise se Shkodres per mbajtjen me arrest ne burg te Drejtorit te DRT Shkoder,me kusht paraqitje…

Me disa komente corientuese per publikun, te lancuara keto nga nje media lokale(per mua aspak profesionale,per mos te thene manipulative),thuhej se marre nga “burime te sigurta”,Prokuroria e Shkodres kishte nisur nje Procedim Penal ndaj Drejtorit te DRT Shkoder,” bazuar thjeshte nga nje “Kallzim” i bere prej nje ish nepunesi te Tatimeve me inicialet AR, i cili po hakmerrej gjoja ndaj ish eprorit te tij te drejtperdrejte, pasi ai ishte larguar perfundimisht nga puna dhe pasi edhe me Vendim Gjykate,ai“kishte humbur te drejten e rikthimit ne detyre”!

Komentet vazhdonin(pak a shume) edhe me terheqje vemendje ndaj Organit te Akuzes, sepse me kete menyre veprimi, Prokuroria po cenonte moralisht dhe publikisht figurat publike!Me ndjenjen e pergjegjesise qytetare dhe me kurajon qe duhet te karakterizoje cdo nepunes civil per zbatimin e ligjit deri ne fund,e ndjeva si obligim te dal publikisht dhe te sqaroj opinionin publik ne lidhje me te verteten ndryshe.Personi me inicialet AR (te cilin keshtu e prezantoi media vizive),ai nepunesi i larguar nga sherbimi civil me dt. 20 mars 2015 me motivacionin “Mos zbatim urdheri”,jam une i quajturi Agron Ramadani,dikur ish inspektor i Kontrollit Tatimor ne DRT Shkoder,ish Drejtor i Drejtorise se Mbledhjes se Tatimeve,ish Drejtor i Drejtorise se Kontrollit Tatimor dhe ne momentin e largimit nga sherbimi civil,Drejtor i Drejtorise se Vleresimit te te Ardhurave dhe Kontabilitetit.Une jam nje nepunes i shtetit dhe i sherbimit civil, me stazh pune ne administrate mbi 42 vjet.

Deshti fati qe pas 42 vitesh pervoje pune,solli Hysen Hysajn Drejtor Rajonal te Tatimeve dhe Briseda Shehajn Drejtoreshe e Pergjitheshme ne DPT, te cilet zbuluan ne nje afat kohor prej 6 muajsh te gjitha “difektet”e mia ne pune!Me keqardhje,njoftoi opinjonin publik se , dje me dt.17.06.2016, une u paraqita prane TV Star Plus,media kjo e cila kishte permendur emrin tim(ndonse me iniciale),ku i kerkova te beje publik edhe versionin tim.Por ,megjithese ata pranuan dhe regjistruan me ze dhe figure deklaraten time,per aresye qe nuk kane nevoje fare per koment ,Star Plus i beri bllok ketij lajmi.Ne kete deklarate per median,do te perpiqem te mos demtoj procesin e hetimit,duke u kufizuar vetem ne shkaqet ligjore te cilat me detyronin ta bej kallzimin penal,sepse ndryshe,nje dite do te isha une i akuzuari per moskallzim krimi.Ne paranteze,njoftoi publikun se une jam larguar nga puna,pikerisht sepse kam kundershtuar firmosjen e Urdher-Pageses per rimbursimin e pa merituar te subjektit …, veprim qe vinte ne detyrim te nenit 43,pika 3 te Ligjit 152/2013 “Per Statusin e Nepunesit Civil”.I bej me dije publikut,se une Drejtori i DVAK ne DRT Shkoder,per kete rast te dyshimte(per mua si specialist,rimbursim aspak i ligjshem),kam vene ne dieni qysh me dt. 02.05.2014 Drejtorin Rajonal ,pasi kontrolli kishte miratuar nje vlere rimbursimi,teprice kreditore e pa verifikuar sipas legjislacionit dhe kam pritur reagimin e tij.

I bej me dije publikut,se une Drejtori i DVAK ne DRT Shkoder, kam vene ne dieni ne lidhje me dyshimet e mia edhe Drejtoren e Kontrollit ne DPT, edhe Drejtoren e Pergjitheshme te Tatimeve.Kesaj te fundit i kam derguar informacion te zgjeruar me shkrim edhe per shkelje te tjera ligjore dhe fallsifikime te titullarit tim te drejteperdrejte dhe i kam kerkuar asaj urdher me shkrim,sic e kerkonte neni 43,pika 3 e ligjit te siperpermendur.I bej me dije publikut qe,pasi kam vene ne dieni Drejtoren e Pergjitheshme te Tatimeve ne lidhje me dyshimet e mia per kete rimbursim te paligjshem dhe te tjera veprime anti ligjore te Drejtorit Rajonal,kane filluar edhe procedurat disiplinore ndaj meje,per largimin tim me cdo kusht nga puna.

I bej me dije publikut, qe jam perballur gjate me te gjitha format e presionit,si nga Titullari im i drejteperdrejte ashtu dhe nga Drejtoresha e Pergjitheshme e Tatimeve, per te me detyruar te firmos urdher pagesen,per nje rimbursim ,per te cilin une isha i bindur qe ishte i pajustifikuar ligjerisht.Me daten 30.12.2014 jam kercenuar drejtperdrejte nga Titullarja me e larte e Tatimeve me largim nga puna, ne se une nuk e firmosja urdher-pagesen e ketij rimbursimi. (ndonse urdherin per firmosje te kerkuar nga ime, ajo refuzonte te ma jepte me shkrim,edhe pse e detyronte ligji 152/2013,saktesisht neni 43,pika 3).I bej me dije publikut,qe ne keto rrethana shternguese ,une pranova si alternative largimin tim nga puna,vetem e vetem per te mos u bere ortak ne nje dhe me shume krime te tjera te paralajmeruara, me dem ekonomik per shtetin.I bej me dije publikut se te drejten time per tu rikthyer ne detyre,nuk e kam humbur akoma,sepse gjygjet e mia vazhdojne ne shkallen e dyte te gjykimit.Qartesoj opinionin publik dhe median ,se Kallzimin Penal nuk e bera kurre pse une u largova nga puna.Nuk e bera ate menjehere pasi une kisha nderprere perfundimisht mardheniet e punes ne Tatime.Ate e bera vetem pasi, gjate nje seance gjygjesore ku gjykohej padia e ngritur kunder Vendimit te fundit te Komisionit Disiplinor te DPT-se, ku une mesova se rimbursimi i pa merituar prej 10,6 miljon leke, ishte xhiruar per llogari te subjektit me administrator nipin e Drejtorit te DRT Shkoder,pasi une nuk isha me Drejtor i DVAK-se!

Ne mbyllje te kesaj deklarate,njoftoj opinionin publik se, kallzimin tim prane organit te akuzes e kam shoqeruar me prova te pakundershtueshme dhe e kam adresuar jo vetem kunder Drejtorit Rajonal te DRT Shkoder,por edhe kunder Drejtores se Kontrollit ne DPT edhe ndaj Drejtoreshes se Pergjitheshme te Tatimeve ne cilesine e bashkpunetoreve,per demin ekonomik te shkaktuar ndaj shtetit.Une jam koshient qe kjo ndermarrje e imja, mbase sfiduese ndaj korrupsionit ne organet e larta si fenomen dhe indiferences se shoqerise shqiptare ne postdiktature ,do te jete i veshtire dhe me rrezik per mua e per familjaret e mi. Megjithate, pavaresisht perballjes me forma te ndryshme kercenimi apo shantazhimi nga e keqja qe po perpelitet ne grahme, ju siguroj qe une nuk do te terhiqem nga te berit e detyres qytetare.I bej thirrje shtetit te marre te gjitha masat e sigurise se personit tim, te cilat ai i ka per detyre ndaj te gjithe shtetasve te tij.Si nje qytetar i thjeshte i ketij vendi,i bej thirrje perfaqesive diplomatike perendimore me mision ne Shqiperi,te cilat jane vertete te interesuara per nje reforme per drejtesi ne kete vend,te ndjekin me vemendje vijimsine e ketij procesi penal,me qellim qe ne te ardhmen te dijne te mbeshtesin cdo individ te shoqerise shqiptare,i cili jep prova konkrete e jo fjale, se di te sillet si nje europian i vertete.

Ju faleminderit!

Agron Ramadani

Next Post
Çfarë do të bëjnë Nishani dhe Kushtetuesja me ‘pataten e nxehtë’, Vetting?

Nishani kritikon nga Brukseli qeverinë: Po glorifikon komunizmin me figura të dalaboje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com