Melania Trump nuk është aq e sertë në jetën e përditshme sa ne e shohim përmes fotografive.
Brigitte Macron ka treguar disa detaje se si e ka njohur zonjën e parë të Amerikës gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë.
“Ajo s`mund të bëjë asgjë. Jeta e saj është shumë strikte. Ajo s`mund të dalë çdo ditë
nga shtëpia, siç unë bëj në Francë, s`mund të hapë as ndonjë dritare të shtëpisë se
jashtë ka gjithmonë media. Ndaj edhe kur del në publik qëndron e tërhequr.
Ajo është e këndshme, inteligjente, me sharm dhe shumë e hapur, realisht është njeri funny. Ka sens humori dhe e flet frëngjishten në mënyrë të rrjedhshme” tha zonja e parë e Francës.
























