• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brezi i ri i mafies, stil modern: I mirëarsimuar, dhe me moton ”më pak dhunë, më shumë biznes”

by Java News
02/01/2022 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vincenzo Musacchio, Huffingtonpost Italia

Të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen e organizatave të sotme mafioze. Trashëgimtarët, protagonistë, të vetëdijshëm ose jo, të shfrytëzuar si punëtorë, janë sigurisht limfa jetike për mbijetesën e krimit të organizuar.

Ata mbulojnë një gamë të gjerë rolesh. Grupet e organizuara kriminale i rrisin dhe i shfrytëzojnë të rinjtë. Rekrutët janë shumë të dobishëm. Ata mund të mbledhin gjobat që u vendosen bizneseve, të punojnë në laboratorët e përpunimit të kokainës, apo të detyrohen të prostituojnë.

Gjithashtu ata mund të trafikojnë dhe kontrabandojnë drogë, të përdoren si vrasës, dhe shpesh dërgohen në vijën e parë të përleshjeve me armë zjarri. Shumë fëmijë stërviten që në moshë të hershme në përdorimin e armëve të zjarrit, shpesh që në adoleshencën e hershme dhe me një provë fillestare (si për shembull vrasja me gjakftohtësi e një kafshe).

Ndërkohë fëmijët e bosëve të mafies, kanë një jetë më komode. Sot ata ndjekin kryesisht universitetet më të mira në botë, por gjithnjë me synimin përfundimtar që një ditë të marrin drejtimin e organizatës kriminale të trashëguar nga prindi i tyre.

Janë shumë të paktë ata që heqin dorë nga trashëgimia e rolit kriminal që duhet të luajnë. Dhe në fakt, është shumë e vështirë që të shkëputesh nga ajo botë. Fëmijët e shfrytëzuar tërhiqen nga këto grupe kriminale për shkak të fuqisë dhe parave që zotërojnë, si dhe famës që ata kanë në komunitet.

Që rekrutët e rinj të ngjiten në hierarkinë e organizatës kriminale, dhe të arrijnë të kenë pushtet dhe para, ata duhet të fitojnë besimin e bosëve me aftësitë e tyre kriminale, dhe kjo edhe me koston e jetës së tyre.

Në Napoli, fëmijët 10 vjeçarë nisin të shesin dozat e para të drogës për llogari të klanit Camorra. Ata u japin të rinjve një armë dhe një zonë të qytetit, të cilën duhet ta mbajnë nën vëzhgim, apo ku duhej të veprojnë si shitës të drogës dhe ndërlidhës.

Gjatë një emisioni të gazetarit Michele Santoro vite më parë, një i mitur napolitan tha se “vrasja e njerëzve është më e lehtë nëse nuk i sheh fytyrat e tyre”, pa treguar asnjë shenjë emocionesh apo keqardhjeje.

Përtej Italisë, kartelet meksikane dhe kolumbiane të drogës i përdorin të mitur si vrasësit më të pamëshirshëm. Efren, një meksikan 13-vjeçar i intervistuar nga CNN rreth numri të vrasjeve që kishte kryer për llogari të karteleve të drogës, tha se kishte kryer aq shumë, sa që tani nuk mund t’i mbante mend.

“Unë as që e dija se përse po i vrisja ata”- u shpreh ai. Ndërkohë sot fëmijët e bosëve të mafies, studiojnë në universitetet më të mira, dhe po përgatiten që të operojnë në fushën e financës së lartë. Sigurisht, ka edhe fëmijë të bosëve të mafies që nuk studiojnë, dhe që kërkojnë mënyrën e lehtë të dhunës, zhvatjes dhe grabitjeve.

Por në këtë rast po flasim për mafien e nivelit të dytë, dhe sigurisht jo atë modernen, të orientuar drejt tregut dhe korruptimit. Tek kjo e fundit ekziston njëkohësisht një modernizim i strategjive kriminale, dhe një ulje e konsiderueshme e moshës së futjes në botën e krimit.

Brezat e rinj po distancohen nga bosët e vjetër dhe metodat e tyre, që përfshijnë përdorimin pa kriter të dhunës. Një transformim i kulturës mafioze ka nisur prej disa kohësh – në disa raste i dëshiruar edhe nga bosët më të vjetër, pak më të iluminuar se sa të tjerët- që po ndikon gjithashtu tek gjuha dhe sjellja që përdoret, në një hap me evolucionin e kohës.

Jo aq shumë në lidhje me përmbajtjen e komunikimeve, që janë të errëta dhe plot arrogancë, por më tepër tek mjetet sociale të përdorura, të cilat i lejojnë të rinjtë e lidhur me organizatën që të integrohen më shpejt dhe në të njëjtën kohë ta bëjë më të vështirë përgjimin e mesazheve.

Sot jemi dëshmitarë të një përtëritje të mafieve të reja, me një prani në rritje të të afërmve brenda hierarkisë së komandës. Për shembull, në Camorra, aleancat forcohen nga martesat midis të rinjve nga grupe të ndryshme kriminale. Kjo gjë ndodh megjithëse pak më rrallë edhe me Ndrangheta-n kalabreze dhe mafien siçiliane, Cosa Nostra.

Grupimet më të reja kriminale, synojnë të kontrollojnë tregjet e ligjshme përmes logjikës sipërmarrëse, e cila synon maksimizimin e fitimeve dhe minimizimin e rreziqeve. Ata kërkojnë bashkëpunime të jashtme, për të vendosur marrëdhënie shkëmbimi (jep-merr) me mjediset politiko-institucionale.

Rekrutët e rinj kanë krijuar një strukturë të tillë, që tenton të depërtojë në vendet ku merren vendime dhe ato që përfaqësojnë fuqinë ekonomike-financiare, dhe brenda së cilës klane të veçanta po ndërtojnë tani aleanca funksionale për të arritur objektiva specifike.

Në fakt sjellja e dhunshme  vazhdon, por ajo kuptohet si mjeti i fundit, dhe vetëm nëse kërcënohen interesat e organizatave kriminale. Brezat e rinj të mafiozëve, praktikojnë ende ritet e vjetra të përkatësisë, por vetëm sepse ato janë funksionale në përcaktimin e përkatësisë dhe hierarkive të brendshme, për të forcuar ndjenjën e identitetit dhe për t’i dhënë një njohje nga jashtë, madje edhe në kontekste ekstra-rajonale por edhe ndërkombëtare.

Mafia e re po e projekton vëmendjen drejt zonave të tregut, dhe po e ndot ekonominë e ligjshme përmes vendosjes së monopolit të tyre në sektorë të tërë, nga kujdesi shëndetësor, tek ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme apo koncesionet e ndryshme në infrastrukturë.

Karakteristika e tyre e veçantë është transnacionaliteti, i përdorur si një strategji ekspansioniste që synon mbi të gjitha pastrimin dhe ri-përdorimin e kapitalit të paligjshëm, duke përdorur teknika gjithnjë e më shumë artificiale të fshehjes, kryesisht si rezultat i trafikut ndërkombëtar të drogës.

Brezat e rinj të anëtarëve të mafies, kanë zgjedhur rrugën e tyre:”më pak dhunë, dhe më shumë biznes”. Ky drejtim i ri nuk është kuptuar ende plotësisht, dhe hedhja dritë mbi këtë problem do të ishte shumë e rëndësishme, sidomos në luftën kundër mafieve të reja. /abcnews.al

Next Post
“Ramën e presin protesta të llahtarshme”/ Gjata: Nëse Basha nuk lë zyrën do ta nxjerrim. Mbaroi historia

Berisha paralajmëroi "tronditje" të politikës/ Boçi: Ja çfarë do të ndodhë në 8 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In