• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexit pa marrëveshje, May u ofron deputetëve votim

by Java News
27/02/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Theresa May u ka premtuar deputetëve një votim për përjashtimin e një Brexiti pa marrëveshje, apo shtyrjen e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, nëse ata do të refuzojnë marrëveshjen e propozuar prej saj, muajin e ardhshëm.

May foli para deputetëve për Brexitin, në mesin e kërcënimeve për një revoltë nga ministrat e kabinetit të saj, që mbështesin qëndrimin në bllok.

Kryeministrja u premtoi deputetëve një votim për marrëveshjen e saj të Brexit-it deri më 12 mars. Nëse ata do të refuzojnë marrëveshjen atëherë ajo do të lejojë votimin për shtyrjen e Brexitiit dhe përjashtimin e daljes nga blloku pa marrëveshje.

“Kjo do të bënte që Britania do të mund të dilte nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje më 29 mars, vetëm nëse do të ketë një shprehje të qartë të vullnetit në Dhomën e Komunëve për këtë skenar” – u tha ajo deputetëve.

Por, May nënvizoi se ajo nuk do të donte të shikonte një zgjatje të artikullit 50, duke paralajmëruar se kjo nuk do ta bënte më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje.

Kryeministrja tha se ajo do ta vendoste marrëveshjen e saj të tërheqjes, përshirë ndryshimet për të cilat ajo ka rënë dakord me BE, para një votimi më 12 mars.

Nëse do të dështonte, deputetëve do t’u ofroheshin dy votime të ndara, një ditë më pas. I pari për një Brexit pa marrëveshje dhe i dyti, për ta shtyrë daljen nga BE përtej 29 marsit.

Lëvizja është një përpjekje për të evituar disfatën e qeverisë të mërkurën, që do të bënte që deputetët të merrnin në dorë kontrollin e procesit të Brexitit.

/a.meta

Next Post
“E kanë kot, s’na ndal asgjë”, Rama u përgjigjet nga Korça kundërshtarëve

VIDEO/ Rama sfidon dhunën në protestën e PD- LSI: Shikoni e gjykoni vetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In