• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexit: Një vend – dy qëndrime

by Java News
12/06/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuhet se e gjithë Britania e Madhe po debaton për daljen apo qëndrimin në Bashkimin Europian. Por dy komuna e kanë marrë ndërkohë vendimin e tyre.

Edhe pak javë mbeten, derisa Britania e Madhe të vendosë. Do të mbetet pjesë e BE-së apo jo? Disa britanikë janë të pavendosur, të tjerë janë ndërkohë të sigurtë në vendimin e tyre, fjala është për komunat e Ceredigionit dhe Haverings. Sipas një sondazhi të institutit për demoskopi Yougov-Haverings pranë Londrës është komuna që e do më pak BE-në, ndërsa Ceredigion pranë Uellsit, komuna që ka më shumë simpati.

Pse kaq shumë qytetarë të Uellsit janë përkrahës të BE-së? Këtë e kupton, kur këqyr më me vëmendje, marrëdhënien e tyre me vendin mëmë, Anglinë.

“Në këtë qytet një anglez, nuk është njësoj si një qytetar nga Uellsi“, thotë studenti, Jean Francois-Poncet. Njerëzit këtu i qëndrojnë më pranë Europës, se Anglisë, thotë ai.

Pa BE, nuk ka internet dhe studime të Erazmit

Francois-Poncet thotë se është gjysmë nga Uellsi, gjysmë francez, por europian i vërtetë. Ai është një nga 11.000 studentët që i japin jetë qytetit Aberisuith (Aberystwyth), e që përfitojnë nga projektet universitare Erasmus. Studenti Francois-Poncet bën fushatë aktualisht për qëndrimin në BE. “BE ka investuar më shumë këtu se qeveria angleze”, thotë ai. Internet i shpejtë, infrastruktura, fonde për universitetet.

Nga ana tjetër qytetarët e Wales janë krenarë për gjuhën e tyre. „BE ka kërkuar edhe mbrojtjen e gjuhës“, thotë studiuesja e Universitetit të Aberisuithit, Anwen Elias. Ndërsa deputeti i demokratëve liberalë në parlamentin, Mark Williams thotë se „tek këto votime nuk bëhet fjalë për atmosferë, por për tregjet, që mund t’i humbasim“.„ Ky rajon është tejet i varur nga subvencionet e Brukselit, sepse nuk merr ndihma financiare nga Londra. „Deri tani Ministria e Ekonomisë na ka harruar“, thotë deputeti.

Romford Sue ConellySue Connelly në Romford

Bastioni i kundërshtarëve të BE-së

Ndërkohë në bastionin e kundërshtarëve të BE-së, rreth 300 km larg, në Haverings nuk i kuptojnë dot problemet e qytetarëve të Wales. “Njerëzve këtu u janë acaruar nervat”, thotë Sue Connelly, drejtore ekzekutive e konservatorëve. Të gjithë vijnë këtu dhe na shfrytëzojnë, thotë Connelly, që nuk e sheh si sukses lirinë e lëvizjes brenda BE-së. “Kemi nevojë për kontrolle kufitare dhe një sistem imigrimi si Australia”, thotë ajo. Connelly përgatit në Shtëpinë „Margaret Thatcher“ fushatën anti-BE. Dy pllakate të mëdhenj „Voto për largimin“ qëndrojnë në kopshtin përpara shtëpisë. Ndërsa në qendrën e qytetit, Romfords shihen flamuj anglezë. „Njerëzit në Romford janë shumë patriotë“, thotë Andrew Rosindell. Romford është qarku zgjedhor i parlamentarit anglez. „Askush nuk ka ardhur ndonjëherë në Angli dhe na ka thënë se si duhet t’i bëjmë ne gjërat.“

Kim CrosbieKim Crosbie

Edhe mbi tezgat e peshkut të Kim Crosbiet valëviten flamuj anglezë. „Do doja me dëshirë të dilnim“, thotë ajo. Crosbie është e nervozuar me rregulloret e shumta të BE-së për peshkatarët. “Kushdo peshkon në ujërat tanë. Por ne duhet të ruajmë kuotën 24%”, kritikon ajo. Jo vetëm Crosbie, shumë peshkatarë britanikë i refuzojnë këto rregullore. Rosindell bisedon me votuesit në stendën e ngritur për fushatën. „Besoj se atmosfera po anon nga dalja nga unioni“, thotë politikani. „Njerëzit duan që qeveria të bëjë vetë ligje dhe jo t’ia detyrojnë të tjerët.“/ Deutsche Welle

Next Post

Një urë xhami 400 metra... por a i reziston dot goditjes së çekiçit?! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In