• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BREXIT, nga referendumi te shtyrja

by A R
11/04/2019 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga referendumi i 23 qershorit të 2016-ës deri në shtyrjen për herë të dytë të daljes, më poshtë renditen fazat kryesore të Brexit-it:

Pranimi i Brexit-it

Më 23 qershor 2016, rreth 17,4 milionë britanikë (51,9% e votuesve) votuan pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Largimi i Cameron

Më 24 qershor, kryeministri konservator David Cameron, i cili kishte kërkuar bërjen e referendumit, por që ishte kundër daljes nga BE, dha dorëheqjen.

Euroskeptikët e ndryshuar

Më 13 korrik, Teresa May, euroskeptikja që votoi kundër Brexit-it, bëhet kryeministre.

Drejt një Brexit-i të vështirë

Më 17 janar të 2017-ës, në fjalimin e mbajtur në Lancaster, Theresa May konfirmoi se Britania e Madhe nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë e një tregu të bashkuar, që nuk kishte të njëjtin prioritet si Londra: kontrollin e migracionit europian.

Neni 50

Më 29 mars 2017, Theresa May aktivizon nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës. Procesi i daljes fillon zyrtarisht dhe duhet të mbyllej më 29 mars të vitit 2019.

Zgjedhje të parakohshme

Duke dashur të krijojë autoritetin e saj para hyrjes në negociata me BE-në, Theresa May thërret zgjedhjet e parakohshme. Më 8 qershor të 2017-ës , ajo humbet shumicën absolute dhe i duhet të bëjë koalicion me partinë irlandezo-veriore DUP.

Plani

Më 6 korrik 2018, May publikoi planin e saj për marrëdhëniet tregtare pas Brexit-it : për vazhdimin e këmbimeve industriale dhe bujqësore në një zonë të lirë këmbimi me 27 shtetet si dhe modelin e ri doganor.

Marrëveshja

Më 13 nëntor 2018, Downing Street deklaroi se negociatorët britanikë dhe europianë kishin përmbyllur një projektmarrëveshje, që do të miratohej më 25 nëntor, gjatë një samiti europian.

 Bëhej fjalë për një marrëveshje largimi, që rregullonte çështjen e faturës që Londra duhet t’i paguajë BE, të drejtat e qytetarëve europianë si edhe dispozitat shumë kontroverse si «rrjeti i sigurisë», apo «backstop», që parashikon si zgjidhje të fundit mbajtjen e Britanisë së Madhe në një bashkim doganor për të shmangur krijimin e një kufiri fizik në Irlandë. Ajo përmbante gjithashtu një deklaratë politike që përshkruan marrëdhëniet pas Brexit-it.

Mocion mosbesimi

Më 12 dhjetor, Theresa May merr një votë mosbesimi të organizuar nga deputetët e Partisë së saj Konservatore të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e daljes.

Pengesa e parë

Më 15 janar 2019, deputetët refuzojnë në masë marrëveshjen për Brexit-in me 432 vota kundër dhe 202 pro. Të nesërmen qeveria mezi i mbijeton mocionit të mosbesimit, paraqitur nga opozita. Fillohen bisedime të reja me Brukselin që refuzon të rihapë marrëveshjen.

Pengesa e dytë

Më 12 mars, deputetët refuzojnë sërish në masë marrëveshjen me Brexit-in, me 391 vota kundër dhe 242 pro. Të  nesërmen ata votojnë për daljen nga BE pa marrëveshje.  

Shtyrja e Brexit-it

Më 14 mars, Parlamenti voton pro shtyrjes së datës së Brexit-it, që miratohet nga 27 vendet anëtare të BE.

Theresa May sakrifikohet

Më 27 mars, Theresa May premton të japë dorëheqjen nëse marrëveshja e saj për Brexit-in pranohet. Po atë ditë, deputetët votojnë kundër tetë skenarëve alternativ që vetë i kishin propozuar, mes të cilëve edhe daljes pa marrëveshje apo bashkimit doganor me BE.

Pengesa e tretë

Më 29 mars, deputetët britanikë refuzojnë për herë të tretë me 344 vota kundër dhe 286 pro, marrëveshjes së daljes.

Zgjatja e dorës  

Theresa May i propozon më 2 prill kreut të opozitës , Jeremy Corbyn, të punojnë së bashku për një zgjidhje mbi Brexit-in.

Shtyrja e dytë

Natën e 10 dhe 11 prillit, në një samit të jashtëzakonshëm të BE, drejtuesit europianë bien dakord me Britaninë e Madhe për një shtyrje të Brexit-it deri më 31 tetor. Theresa May e pranoi edhe pse më herët kishte kërkuar një shtyrje për deri më 30 qershor.

/a.rada

Next Post
“Jepni dorëheqjen!” Replika mes Lleshajt e Ralf Gjonit, reagon Balla: Më pëlqen grinta juaj

"Jepni dorëheqjen!" Replika mes Lleshajt e Ralf Gjonit, reagon Balla: Më pëlqen grinta juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In