• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexit/ Erdogan: Epokë e re për Britaninë e BE, Evropa islamofobe

by A R
25/06/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë paraqitjes së tij në një iftar, deklaroi se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian paraqet fillimin të një epoke të re për atë vend por edhe për unionin.

“Si ithtar të sistemit politik i cili respekton vullnetin kombëtar dhe demokracinë, i dëshiroj çdo të mirë Britanisë së Madhe pas referendumit. Si pjesa dërmuese e botës edhe ne prisnim që rezultati përfundimtar i referendimit të jetë ‘për mbetje’. Mendoj se vendimi të cilin e mori populli britanik është fillimi i një epoke të re për Britaninë e Madhe por edhe për Bashkimin Evropian”, tha presidenti i Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Ai shtoi më tej se BE-ja me vite të tëra ka mashtruar Turqinë në rrugëtimin e saj në integrimet evropiane.

“I kemi kushtuar rëndësi BE-së dhe punuam me përkushtim, kemi qenë të mashtruar. Shembulli i fundit është qëndrimi johuman në raport me refugjatët i cili ngjalli debate rreth parimeve të BE-së. Me rritjen e tendencave islamofobe në Evropë, askush nuk mund të mohojë se Evropa është islamofobe. Dua të them qartë se kjo që i bëhet Turqisë është pa mëdyshje islamofobi dhe pikërisht nga kjo arsye vonon pranimi ynë në atë bashkësi”, tha Erdogan.

Në fund shtoi se edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë disa figura të caktuara në skenën politike që nuk pranojnë myslimanët në atë vend.

“Njëri prej kandidatëve për president u është vërsulur myslimanëve. Obama është rreshtuar në anën e myslimanëve dhe tha se njerëzit nuk duhet të ndahen në bazë të fesë, ndërsa një kandidat për president, thotë se nuk do të tolerojë që myslimanët të jetojnë në Amerikë”, tha Erdogan./a.m.

Next Post

Ministri i Jashtëm gjerman: Askush nuk mund të na e marrë Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In