• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brexit dhe më tej epidemia referendare

by Arben Cici
29/06/2016 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Cici, Ambasador

Brexit-i i plotë ndodhi pardje, në darkë. Dhe jo sipas numrit më të madh të të dëshiruarve për të dalë jashtë. Krejt e kundërta dhe pa referendum. Ishulli më pak i populluar evropian, me popullsi sa 1/15 e Londrës, i cili vetë i ka thënë, që prej tre vitesh, jo Bashkimit Evropian, e shtyu Anglinë e futbollit të madh, kundër dëshirës së saj, jashtë Euro 16-s. Dëgjova se Roy Hodgson, pak përpara se të jepte dorëheqjen nga trajner i kombëtares së Anglisë, kishte pasur një ide të kërkonte referendum për t’u rifutur në Euro 16. Pastaj i thanë që vetëm me fatin nuk mund të luash dhe kundër rrymës nuk mund të lundrosh, edhe sikur të jesh edhe detar i zoti edhe britanik i mirë.

Brexit-i nxori jashtë Evropës së Bashkuar Mbretërinë e Bashkuar, me dëshirën e saj dhe me referendum. Që prëj asaj të dite, që ishte e premte, por jo 13, flitet vetëm për Brexit-in. Për Brexit dhe referendum. Gjithandej, këtu, atje, andej, larg, afër.

Nga Amerika në Londër, nga Brukseli në Berlin, Paris, Romë, madje, madje edhe në Tiranë. Gjithandej përmbi dhe përposhtë Mesdheut flitet vetëm për Brexit. Nga Kina nuk ka lajme se është folur për këtë ngjarje, më thonë.

Me sa duket të gjithë i kapi në befasi dhe befasia ka mënyra të ndryshme, përjetimi, ndjesie dhe reagimi. Të paktën 17 milionë vetë gëzojnë. Të tjerë (janë shumë) përdorin lëvizjet e gojës, të syve, të kokës, disa të veshëve, të duarve, të shpatullave ose të të gjithë trupit, për të treguar referendumin-exit sipas mënyrës së tyre dhe për të nxituar drejt shpëtimit dhe sa më larg gjëmës që ndodhi!

Dëgjova që disa e kishin pasur me të vjella, disa me marrje mendsh e disa me marrje fryme, njësoj si të ishin në muajin e shfaqjes së parë apo të ditëve të fundit para çlirimit.

Shumë të tjerë dallohen nga zhurma e diarresë së fjalëve dhe ideve, simptoma këto të një virrusi të rrezikshëm epidemik.

Nuk e di sa janë ende duke belbëzuar dhe sa janë në ekstazë zemërate, sa ulërijnë, sa nënqeshin dhe sa shtrëngojnë dhëmbët e kërcënojnë. Nuk e di sa mbetën të frustruar, por dëgjova për këngë vaji, të shkulura flokësh dhe çjerrje fytyre.

Nje rapsod ishte në mëdyshjen e madhe mes vajit dhe gezimit dhe nuk i bënin gishtat e i ishin ngrirë vargjet. I detyruar, i kishte kërkuar ndihmë me ëhatsapp nje labi të polifonisë gjirokastrite, i cili e kishte zhgënjyer se i ishe përgjigjur në viber. Çoroditje e paparë. Re-fe-re-ndum. I dilte vetëm nota re e muzikës por i ngatërrohej më tej pentagrami.

Stres gjithandej, mllef e tërbim, thirrje për hakmarrje dëgjon ngakënd. Disa të mëdyshur, të lodhur, të rraskapitur, edhe në Tiranë, a thua se i kanë rënë me bicikletë gjithë Britanisë së Madhe apo kanë numëruar votat kundër gjithë natën (zakon shqiptar ky).

Takova një sanguin të lashtë. Ai ishte në re, jashtëzakonisht i kënaqur nga referendumi britanik. Të nesërmen kishte hequr menjëherë dorë nga alkooli, duhani, droga, kumari, por i kishte hipur dëshira e madhe të hidhej me parashutë nga Llogaraja. Nuk fliste fare dhe çdo veprim e pohonte ose mohonte me lëvizjen e kokës.

Komshiut tim flagmetik nuk i pushon goja. Për çdo gjë kërkon të flasë dhe të japë mendim. Ndonëse punon hidraulik në të zezë, pas referendumit, ka dëshirë ta dëgjojnë kur flet për argumentat pro dhe kundër mbjelljes së palmave gjatë rrugës Tiranë-Rinas dhe mundësisë që lopët holandeze t’i kapë virusi “gjuha blu”. Sipas tij, virusi kishte ardhur nga Mesdheu me një anije britanike, e cila ishte mbytur në Detin e Veriut në shekullin e XVII dhe tani kishte shpërthyer duke rrezikuar epideminë e gjësë së gjallë në të gjitha vendet e ulëta madje edhe vende të ftohta skandinave.

U përpoqa në fakt të merrja lajme post referendare nga Zvicra, por nuk më erdhën. Nën zë më thanë që Zvicrën e ka kllaptuar një melankoli referendare gjithëpërfshirëse. Kjo me sa duket ka qenë edhe arsyeja e humbjes me Poloninë në Euro-16. Një nga shqiptarët që luajnë me Zvicrën më dërgoi një sms në Telegram, ku më thoshte se nuk i ka parë asnjëherë zviceranët kaq të menduar, melankolikë dhe të pakënaqur nga qetësia dhe ajri i pastër që kanë.    

Nga të fundit që dëgjova është se Londra do të mbajë referendum për të mbetur In-BE-së, në një vend që do të jetë Out-BE-së. Formulë ideale, e kopjuar menjëherë nga ca çuna të “Bllokut” në Tiranë që po mbledhin firmat për referendum. Ata po kërkojnë referendum Out për të gjithë qentë e pashoqëruar në “Bllok” që nuk janë të pajisur me badg biometrik me foto dhe me shenjat e putrave.

Dhe gjithandej e për çdo gjë po kërkohet referendum. Duket si magjia e zbritur për të lehtësuar shoqërinë dhe njerëzimin nga problemet dhe nga pamundësia për të gjetur zgjidhje. Referendumo-mania ka hyrë në kapilarët e shoqërive dhe ka prekur edhe mendjen e atyre që u duhet më shumë të analizojnë, të vlerësojnë dhe të gjejnë formula më pak “tragjike”, të japin optimizëm dhe shpresë se e nesërmja vërtet do të jetë ndryshe por nuk do të jetë akopaliptike. Njerëzit janë të lodhur nga “NOSTRADAMUSET e Shekullit të Ri”.

Shpëtimi si gjithmonë vjen nga Out pavarësisht sëmundjes “out-referendum”:

Një institut i pavarur shkencor, jo OJF, ka njoftuar në faqen e tij, por nuk ka bërë transparente donacionet, se kanë filluar eksperimentet kundër virusit “referendum-mania” pavarësisht origjinës dhe adnësë. Do të jetë i vlefshëm, në se del me sukses, për të gjitha racat, kombet dhe besimet. Sipas tyre vështirësia e vetme mbetet një specie shumë e trazuar, në gjak dhe në histori, e cila ka reaguar negativisht ndaj virusit eksperimental. Kjo është e vetmja mëdyshje e tyre. Shpresojmë ta gjejnë edhe këtë enigmë mjekësore, shumë akute këto ditë.

E dyta përçapje është ajo zvicerane. Një grup peshkatarësh zviceranë kanë filluar të mbledhin firmat për një referendum lokal kundër organizimit të këtij referendumi me të drejtë heqjen e të drejtës së referendumit nga Kushtetuta zvicerane. Në grupin e tyre është edhe një gjuhëtar i shquar, i cili di shumë mirë edhe shqip dhe ndjek të gjitha lajmet nga hapësira shqiptare, i cili kërkon të hiqet nga fondi i fjalorit zviceran dhe nga përdorimi në Zvicër i termit “referendum”. Argumenti i tyre është që referendumi kohët e fundit është përfolur kaq shumë, sa i ngjan një këpuce të keqpërdorur që duhet të çohet ose tek këpucari ose në një vend ku mund të riciklohet për një përdorim të ri.

Dilemë e madhe duket!

Next Post

Frika nga terrorizmi, Franca ruan plazhet me policë me armë automatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

February 20, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In