Reshjet e breshërit që ranë një ditë më parë në disa zona të Korçës, shkaktoi dëme të mëdha në të mbiellat e fermerëve.
Zonat më të prekura janë ato në fshatrat Vashtmi, Ciflig, Dishnice dhe Bulgarec.
Kjo situatë i ka dëshpëruar fermerët e këtyre fshatrave, të cilët shprehen se gjithë investimi i tyre shkoi dëm në vetëm pak minuta.
Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për të vënë dorë dhe të kompensojë dëmin.
Mësohet nga të dhënat e para se janë rreth 1 mijë hektarë të mbjella me grurë, patate, qepe, dhe kultura të tjera bujqësore./a.m.