Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me breshëri automatiku
Policia Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit Edison Ajazi.
Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
a.ç