Breshëri i fuqishëm i cili përfshiu komunën e Rahovecit të shtunën bëri që shumica e kulturës së rrushit të shkojë dëm, njofton Klan Kosova.
Ende nuk dihet vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara, ndërsa fermerët po pohojnë se janë të një shkalle të lartë.
Të dëmtuarit nuk po shpresojnë në ndihmën e institucioneve, anipse sipas tyre institucionet gjithmonë i nxisin në punimin e tokës. (b.an)