Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri e ka cilësuar dramatike situatën në opozitë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kulluri theksoi se brenda opozitës po luhet “topa luftash”, ku të gjithë mundohen që mos t’i kap topi.
“Meta besoj se ka të njëjtin problem, kërkon të pasojë humbjen te Berisha. Është bërë si topa luftash.
Është një top në zgjedhje dhe të gjithë kërcejnë se mos t’i kapi.
Kjo është situata në opozitë. Situata dramatike më mirë se me humor nuk shpjegohen”- theksoi Kulluri.
/e.d