• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Brenda marsit nis testi HPV falas për 16 mijë gra”

by A R
04/02/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit Mars, nis kryerja e analizës HPV falas për gratë”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, në Ditën Botërore kundër kancerit.

Testi HPV do të kryhet falas për rreth 16 mijë gra në vit, të cilat do të ftohen të bëjnë testin pa pagesë pranë qendrave shëndetësore, me qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ministrja Manastirliu deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se është ulur barra e sëmundshmërisë dhe Qeveria ka rritur financimin publik me 43.3 %, krahasuar me 5 vite më parë, kur pagesat nga xhepi peshonin nga xhepat e qytetarëve.

“Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, Programi i depistimit të kanceri të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.
Rreth 16 mijë gra kanë përfituar falas mamografinë gjatë vitit 2018, ose dy herë më shumë se në vitin 2017. Ndërsa nga Kontrolli Mjekësor Bazë, janë kryer mbi 1.3 milion analiza për depistimin e kancerit kolorektal.

Ministrja Manastirliu u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimi me barna për të sëmurët me kancer.
“Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se janë mbi 10 milion euro të investuara nga qeveria në pajisje diagnostikuese dhe trajtimin e tumoreve.
“Me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT, mundësojmë sot shërbimin radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret dhe kemi ulur radhët e pritjes me 3 herë për pacientët që kryejnë radioterapi”, deklaroi Manastirliu.

/a.rada

Next Post
Abuzimi me të miturën në Kavajë, 7 të rinjtë shokojnë me dëshminë në gjykatë

Abuzimi me të miturën në Kavajë, 7 të rinjtë shokojnë me dëshminë në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In