Bashkia e Tiranës do të jetë e para në rang vendi që do të ketë gati kartën e studentit e cila do të ofrojë 40 shërbime.
Shërbimet që do përfitojnë studentët janë për transportin publik, muzetë, galeritë, bibliotekat e lagjeve etj.
”Karta e studentit do përfshijë dhe shërbime private. Besoj që brenda muajit që vjen kryeministri do ketë kënaqësinë t’u jap kartën e studentit të parëve që aplikojnë. Do mundohemi të shpërndajmë sa më shumë karta për studentët deri më 21 korrik dhe për studentët që nuk do jenë në Tiranë do kenë mundësi ta tërheqin kartën në tetor”, tha Veliaj gjatë takimit me studentët në konviktet e rikonstruktuar ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
”Mënyra sesi do funksionojë marrja e kartës është sipas modelit të qeverisë siç shpërndan kartat e identitetit dhe pasaportave. Do ketë një zyrë për kartën studentore në Qytet Studenti dhe në secilin fakultet kur vetëm me një fotografi dhe printohet menjëherë karta për përdorim”, përfundoi kryebashkiaku Veliaj.
/a.rada