• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brenda hotelit të kombëtares shqiptare në Leskovac, gazetari: Si një ishull i izoluar nga forcat speciale serbe

by Os De
11/10/2025 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi nga hoteli ku ndodhet kombëtarja shqiptare në Leskovac, për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Serbisë. 

Sulçe përshkroi ambientin si një “ishull të izoluar nga forcat policore”, rreth 10 kilometra larg Nishit, ku delegacioni shqiptar po përgatitet për sfidën. Lojtarët janë shfaqur të qetë dhe të përqendruar, ndërsa atmosfera tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë e madhe që ata ndjejnë për këtë ndeshje. 

Gazetari tha se kombëtarja nuk ka hyrë fare në aeroportin e Nishit, pasi pasaportat u mblodhën dhe u dërguan direkt në hotel. E njëjta procedurë u ndoq edhe gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes së ditës së djeshme. 

Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka numër të madh policësh, ndërsa forcat speciale serbe janë vendosur për të izoluar çdo kontakt të mundshëm me delegacionin shqiptar. 

Sulçe theksoi se ekipi do të nisë rreth orës 18:30 drejt stadiumit, ndërsa pritshmëritë mbeten që secili nga lojtarët të jetë në formë të mirë për këtë përballje të tensionuar, shkruan A2 CNN. 

Ndeshja Serbi-Shqipëri pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, duke garantuar që delegacioni shqiptar të jetë i mbrojtur dhe i izoluar nga çdo ndërhyrje e jashtme. 

“Jemi në hotelin e kombëtares, 10 kilometra larg Nishit dhe gjithçka është si një ishull i izoluar nga forcat policore. Rreth orës 18:30 ekipi do të niset drejt stadiumit. Lojtarët janë shfaqur shumë të qetë këtu në hotel, por përqendrimi për këtë ndeshje është shumë i madh e sheh në sytë e tyre kur bisedon. Përgjegjësia është e madhe dhe shpresojmë që secili nga djemtë të jetë në formë të mirë. Nuk hymë fare në aeroportin e Nishit, na mblodhën pasaportat dhe na i sollën në hotel. E njëjta gjë ndodhi edhe dje gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes. Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka vetëm policë, nuk hynë asnjeri. Tashmë kanë ardhur edhe forcat speciale serbe për të izoluar gjithçka lidhur me kontaktin e delegacionit shqiptar”, tha Sulçe. 

Next Post
Inspekton punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku: Ecuria 60%, në qershor 2026 mbarojmë..

Inspekton punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku: Ecuria 60%, në qershor 2026 mbarojmë..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In