• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Zgjerimi integrimit të rajonit tonë dhe BE-së me nisma konkrete, është çelësi, që kemi në duar

by Java News
06/10/2023 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e RCC merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm BE-BP

“Një histori suksesi i bashkëpunimit rajonal, të bazuar në rregullat e BE-së, dhe një biletë simbolike e hyrjes në tregun e vetëm të BE-së panë dritën jeshile në 1 tetor – kur hynë në fuqi reduktimet e roaming-ut BE-Ballkani Perëndimor. Ishte ky një demonstrim i qartë i angazhimeve tona të marra dhe premtimeve të mbajtura. Në rrethanat e një realiteti aktual të vështirë, ne arritëm megjithatë, të gjithë së bashku, në partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, dhe nën drejtimin, mbështetjen politike të Bashkimit Evropian e të 38 operatorëve të telekomit, që të bënim të mundur në 1 tetor uljen e parë të tarifave të roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin ministror të BE-BP, organizuar në kuadër të Procesit të Berlinit nga Qeveria Shqiptare, sot në Tiranë.

“Kjo arritje është vetëm një prej fitoreve të Tregut të Përbashkët Rajonal. Për ne do të thotë shumë, pasi i jep kuptim bashkëpunimit rajonal. Sa herë që bëhemi bashkë, për t’i bërë më të prekshme inistiativat e projektet për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë, mund të arrijmë të bëjmë vërtet punë të mira. Po investojmë për të zgjeruar më tej grupin e profesioneve, që mbulon Marrëveshja e parë historike e Lëvizshmërisë për njohjen e kualifikimeve profesionale në rajonin tonë. Vitin e kaluar në Berlin, ne nënshkruam grupin e parë të këtyre marrëveshjeve dhe tani, RCc po synon të shtojë edhe katër profesione të reja, që do të mund të njihen në çdo vend të rajonit, nismë kjo që është gati për t’u miratuar, më 16 tetor, në Samiti”, shtoi Bregu.

Në takim ishin të pranishëm Ministrat e Punëve të Jashtme të rajonit dhe BE-së, përfshirë ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, për të diskutuar situatën gjeopolitike, sfidat dhe mundësitë në të ardhshmen, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal dhe avancimin e integrimit të rajonit në BE.

“Rajoni ynë nuk është aty ku ne do të donim dhe ku do të duhej të ishte. Për fat të keq, konfliktet që vazhdojnë ende, mund të pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike. Ndaj Ballkani Perëndimor duhet të bëjë pjesën e vet. Është një punë e madhe, e pandërprerë, që Ballkani Perëndimor duhet të bëjë, por që ndonjëherë nuk i bën. Ky është një fakt duhet të ndryshojë sa më shpejt, sepse kemi çelësat në dorën tonë që ta bëjmë zgjerimin mes rajonit dhe BE-së sa më të besueshëm”, përfundoi Bregu.

Takimi i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet pas 10 ditësh në kryeqytetin shqiptar, i cili është i pari nga kryeqytetet e rajonit që pret këtë Samit./m.j

Next Post
Basha nga Pogradeci: Shqipëria ka plot matrapazë e politikanë që shkelin mbi të. Ajo që i mungon është një alternativë e përgjegjshme

Basha nga Pogradeci: Shqipëria ka plot matrapazë e politikanë që shkelin mbi të. Ajo që i mungon është një alternativë e përgjegjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In