Takimi i ambasadorit amerikan me deputeten demokrate Majlinda Bregu është zbardhur nga kjo e fundit.
Sipas Bregut, ata kanë biseduar jo vetëm për reformën në Drejtësi, por edhe për reforma të tjera që kërkojnë konsensus.
“Patëm nëj bisedë shumë të mirë jo vetëm për Drejtësinë. Jo vetëm për qëndrimin e opozitës, por një bisedë të mirë për nevojën e një kompromisi politik për reformat e mëdha” – është shprehur Bregu pas takimi me Lu.
Po sot, Donald Lu ka zhvilluar edhe një takim me Astrit Patozin nga radhët e PD. (java /r.a)