• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Siguruam lëvizjen e lirë në rajon, për studime e biznese, pa asnjë barrierë!

by
21/10/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur si pjesë e Procesit të Berlinit,  miratuan sot 3 marrëveshje të rëndësishme rajonale: për lirinë e lëvizjes me karta identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, stomatologët dhe arkitektët – në Ballkanin Perëndimor.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që drejtohet nga Majlinda Bregu, është partneri kryesor i këtyre negociatave rajonale dhe forca kryesore në Procesin e Berlinit.

“Lëvizja me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor është marrëveshja më e rëndësishme që u krye sot. Na u deshën vërtet gati dy vjet negociata intensive për të marrë versionin konsensual, sot. Por ku ka dëshirë ka dhe mënyrë. Kjo marrëveshje shemb murin e fundit të vizave të mbetura në rajon. E di, regjimi pa viza në rajon nuk është njësoj si regjim pa viza me BE-në. Por në terma realë ky është tregues i një rajoni, një tregu” – tha Bregu në fjalën e saj në këtë takim duke premtuar se RCC do të vazhdojë të jetë e gatshme për të ndihmuar zhvillimin e rajonit, perspektivën dhe sigurinë e tij në BE.

Pak pas mbarimit të takimit, Bregu ka përshëndetur këto marrëveshje jetike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, e ka falenderuar dhe gjithë ekipet që janë përfshirë në këtë përpjekje të madhe, gati 2 vjeçare: “Ça të themi? E kemi fajin vetë që jemi të suksesshëm. Tre marrëveshjet për të cilat kemi punuar gjatë këtyre 2 viteve, panë dritën jeshile sot. Kosova dhe Bosje Hercegovina tashmë s’do të kenë më murin  e vizave mes tyre. Të rinjtë s’do paguajnë më deri në 500€ për të njohur diplomat brenda rajonit. Tashmë, infermierët, mjekët dhe arkitektët mund të punojnë kudo në rajon pa pengesa. Ndalesa e rradhës, arritja e roaming mes BE dhe BP, për të cilin po punojmë bashkë me të gjithë partnerët. Vullnet e dinamizëm se puna flet vetë, me arritje konkrete dhe përunjësi ndaj qytetarëve të rajonit”- shkruan Bregu.

Të tre marrëveshjet pritet të nënshkruhen në Samitin e drejtuesve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në 3 nëntor në kryeqytetin gjerman, ku do të marrë pjesë dhe Bregu.

Next Post
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Vangjeli: Yuri Kim po tenton që SPAK-u të kthehet nga kotele në tigër. Ligji i dosjeve s’duhet për emra të përveçëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com