• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Nuk e imagjinoj dot 22 korrikun pa Reformë të miratuar

by Aalison Pearse Stevens
15/07/2016 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Majlinda Bregu pas përplasjeve në mbledhjen grupit parlamentar të PD-së me kryetarin e partisë ka folur sërish për çështjen e reformës në drejtësi, duke thënë se gabimi kryesor me të cilin nisi reforma ishte fakti që u la në duart e ekspertëve dhe jo politikës. Më tej Bregu tha se shpreson që javën tjetër reforma të miratohet, duke shtuar se nuk e imagjinon dot se çfarë do të ndodhë në Shqipëri në datën 22 korrik nëse nuk miratohet kjo reformë. “Nuk ka asgjë tjetër që diskutohet në këto ditë të nxehta në Shqipëri sesa reforma në drejtësi. Vonë dhe pak mbase është ky diskutim i qartë për të gjithë ne, madje dhe për ne që jemi të përfshirë direkt në politikë. Ka qenë më tepër në duart e ekspertëve sesa ka qenë pjesë e diskutimit dhe vendimmarrjes politike. Gabimi kryesor me të cilin nisi kjo reformë. Reforma do në ballë politikën, politikanët, ata votohen, ata kanë përgjegjësinë.

Ekspertët normalisht duhet t’i ndiqnin në vendimmarrjen e tyre. Ky është rezultat i mosbesimit mes palëve, megjithatë unë uroj po aq sa Arta që kjo reformë sot java, e enjtja tjetër e Parlamentit, të na sjellë në një pikë të përbashkët për të votuar reformën në drejtësi. Jo vetëm se kemi lodhur të gjithë veshët që na kanë dëgjuar dhe të gjithë mendjet që kanë dashur të na ndihmojnë në këtë proces, por sepse unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër. Ose nuk arrij të imagjinoj datën 22 korrik se çfarë do të ndodhë dhe si do jetë situata në Shqipëri. Sidoqoftë, ka nevojë besoj se me apo hapje negociatash duke ditur sa i vështirë do jetë ky proces, që të paktën të përgatitet një plan i qartë veprimi për kapitujt 23 dhe 24. Nuk ka asnjë vështirësi që BE dhe KE ta mendojë këtë si një alternativë të mirë për të përshpejtuar dhe forcuar zbatimin e ligjit në vendet tona”, tha Bregu. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Arta Dade, ish-Ministre e Jashtme, e gjeti shpresën tek ndërkombëtarët për ta bindur politikën të finalizojë reformën.

“Dua të falënderoj Ambasadorët, në mënyrë të veçantë të BE dhe SHBA, por dhe ata të cilët kanë drejtuar në vijim BE për mesazhet e fuqishme, për ndihmesën konkrete që i japin forcave politike për t’i sjellë në një emërues të përbashkët lidhur me reformën. Le të shpresojmë se do të kemi lajme të mira javës që vjen në mënyrë që edhe ju të nderuar Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë t’ua lehtësojmë punën tuaj në dobi të interesave të shtetit dhe vendit”, tha Dade. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e pranishme në këtë konferencë tha se Shqipëria është e gatshme të plotësojë të gjitha kushtet që e çojnë vendin tonë më pranë BE-së.

ma.me

Next Post

Obama e quan sulm terrorist vrasjen 70 personave në Nicë, i ofron ndihmë Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In