• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Merreni Ballkanin Perëndimor si tërësi!

by A R
15/06/2023 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majlinda Bregu sekretarja e pergjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, bën fushatë në Frankfurt për investime në Ballkanin Perëndimor. Prestigjiozja gjermane “Frankfurter Rundchau” nënvizon angazhimin e saj që vendet e rajonit të “mos bëjnë gara për investime, por ta shohin veten si një rajon i përbashkët me gjithësej 18 milionë banorë”.

Kur vjen puna te fakte dhe shifrat për Ballkanin Perëndimor, Majlinda Bregu duket se i nxjerr si asat nen mëngët e bluzës së saj elegante të zezë. Shqiptarja 49-vjeçare nga Tirana është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një komitet ky me bazë në Sarajevë të Bosnjës, i cili synon të promovojë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I mbështetur nga BE-ja, Këshilli tubon përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe nga BE-ja dhe organizatat ndërkombëtare. Qëllimi: të mbështesë dialogun midis “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” (WB6) dhe të zbatojë nismat si krijimi i tregut të përbashkët rajonal. Të gjashtë shtetet kanë aplikuar secili për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa herën e fundit Kosova në dhjetor 2022. Procedura është në faza të ndryshme.

Bregu tani po promovon WB6 edhe në Frankfurt, ku foli për rritjen e qëndrueshme në konferencën e dixhitalizimit “Digisustain”. Ajo dëshiron të tërheqë vëmendjen e investitorëve në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë disa vendeve që të mos bëjnë gara për investime, por ta shohin veten si një rajon të përbashkët me gjithësej 18 milionë banorë. Si politikane i njeh mirë sfidat e kësaj detyre: për gjashtë vjet drejtoi Ministrinë për Integrime Evropiane, në Shqipëri, ndërsa oer 12 vjet ishte deputete në Parlamentin Shqiptar.

Ajo nuk parapëlqen të flasë shumë për tensionet kombëtare dhe dypalëshe në Ballkanin Perëndimor, por pranon se edhe pse mirëkuptimi mes Serbisë dhe Kosovës ka bërë përparime, kjo kërkon shumë kohë. Proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë kërkojnë gjithashtu kohë për shkak të ndarjes në entitete. Por shtetet janë anëtarë të RCC-së, të gjithë duan më shumë tregti dhe zhvillim dhe të gjithë e dinë se fqinjësia e mirë është e rëndësishme, thotë ajo.

WB6 gjithashtu bien dakord për qëllimin për t’u pranuar në BE. Për shkak të procesit të gjatë të pranimit, optimizmi tek disa po zbehet, thotë Majlinda Bregu dhe shton: ”Tani është koha për të njohur Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës, që në fund të fundit edhe është”.

Next Post
Shtyhet ‘Butrinti’ në Kushtetuese, Zhupa: Lista me shkeljet dhe rreziqet!

Shtyhet 'Butrinti' në Kushtetuese, Zhupa: Lista me shkeljet dhe rreziqet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In