• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Krijimi i një tregu të përbashkët duhet të mbetet qëllimi përfundimtar i Ballkanit Perëndimor

by Java News
17/06/2022 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Roma nuk u ndërtua brenda një dite, edhe ndërtimi i një tregu të përbashkët do kohën e tij. Procesi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe i integrimit të tij në BE nuk është një proces i lehtë, por shpresoj të mos na duhen 35 vite për të arritur atje, siç iu desh Bashkimit Evropian për të ndërtuar një treg të vetëm. Askush nga ne në këtë rajon nuk e ka luksin të humbasë asnjë ditë të vetme, duke marrë parasysh  që integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor ka vite që po rri në vend”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në Dialogun e 8-të të Forumit të Prespës, sot në Ohër.

 Sekretarja e përgjithshme e RCC foli në panelin “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Europa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”, së bashku me Dimitar Kovachevski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Olivér Várhelyi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së dhe Ana Brnabić, kryeministre e Serbisë.

 “Vitin e kaluar në këtë vend festuam hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së re Rajonale të Roaming-ut, e cila mundësoi roaming free të Ballkanit Perëndimor për qytetarët tanë. Kjo Marrëveshje Roaming ishte jo vetëm një ushtrim ekonomik që thelloi marrëdhëniet brenda rajonit e që bëri të mundur që qytetarët e  Ballkanit Perëndimor të paguanin më pak, por ishte gjithashtu edhe një akt politik që na bindi se gjerat ndodhin, realizohen me sukses sa herë që liderët marrin bashkarisht vendime. Historia e Tregut të Përbashkët Rajonal nuk do të jetë e shkurtër. Normalisht është një proces që do të marrë kohë, por nëse nxitemi edhe më shumë nga nevojat dhe pesimizmi që shfaqin njerëzt, sidomos të rinjtë (1 në 3 prej tyre janë të papunë) e nëse do të donim të shihni sa më parë ndryshime në shoqëritë tona, atëherë duhet të shpejtojmë dhe të shënojmë arritje konkrete në bashkëpunimin ekonomik”, shtoi Bregu.

 “Ne në RCC po vazhdojmë të punojmë  për t’u dhënë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor një treg të vetëm. Jemi një rajon i vogël, me vetëm 18 milionë banorë, (ndoshta edhe më pak me zhvillimet e fundit) dhe për 76% të tyre bashkëpunimi rajonal ka vlerë të lartë. Për më shumë se 43% papunësia është problemi më i madh që rrezikon të rëndohet nga kriza ekonomike. Në kohë lufte, në kohë pandemie, është e nevojshme të afrohemi më shumë. Çfarëdo që të vendosin vendimmarrësit nga rajoni ynë, RCC është këtu për të lehtësuar dhe koordinuar. Por në fund, u takon atyre”, përfundoi Bregu.

 Forumit i Prespës për Dialog, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për t’u mundësuar vendeve, liderëve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetin mes tyre . Më shumë informacion në pfd.mk./m.j

Next Post
Escobar raporton për Kosovën: Të angazhohet në dialog për njohjen e ndërsjellë

Zyrtari i lartë i SHBA: Përkrahim nismën e “Ballkanit të hapur”, t'i bashkohen të gjitha vendet e rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In