• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Eshtë e qartë se Basha po bën biznes me anë të PD, lobimi rus do ketë pasoja serioze!

by Java News
17/03/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu, e ftuar të premten në ‘Oktapod’ të Turjan Hyskës foli për situatën e fundit që ka përfshirë Partinë Demokratike.

Bregu u shpreh se kolegët e saj janë gati t’ia marrin partinë Bashës, për mënyrën sesi ai e ka menaxhuar PD-në gjatë këtyre viteve, duke humbur edhe 2 palë zgjedhje. Sipas saj interesi i Bashës është vetëm ekonomik dhe kërkon që më anë të partisë të bëj biznes. Në vëmendje të Bregut këto kohë kanë qenë edhe akuzat ne drejtim te Bashës, për kontratat e lobimit rus. Ajo i kërkoi miqësisht kryetarit te opozitës që të jetë serioz me deklaratë  që bën mbi këtë çështje, sepse pasojat do të jenë serioze për PD-në, dhe për vendin.

Statusi juaj i fundit në facebook, në fakt nis si një analizë për një datë të zakonshme e vendosur në kalendar, dhe në fund kthehet në një lloj skaneri për të arritur tek po e njëjta tezë, që Lulzim Basha po e shkatërron PD-në!

Kisha vendosur për një lloj ndërgjegjësimi personal, që njëfarë kohe të ruaja një pozicion më të distancuar ose një lloj heshtje, jo se unë jam e shkëputur dhe nuk ndjek përditë atë çka ndodh me politikën shqiptare, por të them të drejtën, ndonjëherë të bezdiset edhe vetja, duke qëndruar në pozicionin e thënies së gjërave, duke kritikuar, duke u habitur, duke të ardhur keq, duke qeshur me ironi, duke mos i besuar as veshëve dhe as syve për atë që sheh dhe dëgjon, me partinë tënde politike. Megjithatë kur u zgjova sot në mëngjes, një mik gazetar më çon një foto të një prej gazetave ku flitej për këtë projektligj. Nuk e dija që ky projektligj kishte dy javë që ishte depozituar në parlament. Po të shohësh më pas, shikon që PD e ka tërhequr menjëherë më pas. Ka qenë një distancë kohore rreth gjysmë ore pas statusit tim, kur PD e ka tërhequr këtë projektligj, duke e quajtur atë një lloj lapsusi dhe duke ia lënë peshën atij projektligji që unë e përmend, që ka nisur në vitin 2017, për të ndërtuar një projektligj që të ndalojnë simbolet e komunizmit. Ju e keni parasysh që çdo 29 nëntor, del nga një portret i Enver Hoxhës.

Ku do të arrijë Lulzim Basha?

I vetmi qellim i kryetarit të Partisë Demokratike është konsolidimi dhe refomartimi i një formacioni politik të tijin, tërësisht të tijin. Pa patur nevojë as për ideologji, as për grupe mbështetëse. Atij ndoshta i pëlqen pushteti që ka. Kryetari i PD-së ka pushtet, ka pushtet mediatik. Unë jam e bindur që sot atij i intereson të ketë një grupim, apo një parti që të mos ketë asnjë lidhje me të shkuarën apo me historikun e saj. Mjafton të jetë një grup që i përgjigjet dhe nuk i krijon probleme.

Ju kujtohet vjet para fushatës elektorale, pakti midis kryetarit të PD dhe Kryeministrit të vendit?

Ju kujtohet gjithsesi sesi vijoi ai pakt, me emërimin e disa ministrave dhe të disa drejtorëve, të cilët viheshin në fushatë me idenë për të mos lejuar burimin e lekëve të përdorej nga Partia Socialiste. Unë besoj se ai ishte një moment shume i pastër pazari.

Ju jeni me idenë që Lulzim Basha e përdor partinë për të fituar para?

E do partinë për të konsoliduar pushtetin, pavarësisht se ky lloj pushteti në koncept, nuk të sjell kurrë në pushtet për të drejtuar qytetarët. Ka një konsensus tek të gjithë demokratët, që nuk ndihen të përfaqësuar në formatin me të cilin është sot Partia Demokratike, dhe sigurisht edhe nga Kryetari aktual i PD-se.

Madje propozoi që edhe kundërshtarët e tij te bëhen pjesë. Pse nuk ia jepni një shans?

Une, së bashku me kolegë të mitë nuk e besoj se i kemi fut shkopinj nën rrota Lulzim Bashës, apo si kemi dhënë një shans, që shumë prej nesh nuk do të donin t’ia linin më në dorë. Pra i referohem këtu garës së tij në procesin e vetë zgjedhjes si Kryetar i PD, vendosi që të shkelte të gjitha parimet dhe të gjitha forumet e partisë, e ta merrte vetë në dorë, të vet-ngrinte për një periudhë në verë meqë ishte shumë nxehtë, dhe pastaj të shkonte dhe të vetë zgjidhej përsëri.  Nuk bëhet fjalë që nuk i japim ne shansin, shansin nuk ta japin kritikët, demokratët, apo njerëzit brenda forumit të partisë. Shansin ta jep vota dhe fatkeqësisht me votë rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare ka qenë një rezultat katastrofik për PD.

Sot Partia Demokratike është e përçarë, sot demokratët nuk kanë besim që lidershipi aktual i PD, i çon drejt një fitoreje dhe një marrje të pushtetit, ky është qëllimi kryesor i një force politike. Zgjedhjet e kësaj radhe, jo vetëm që nuk respektojnë asnjë nga forumet dhe statutin e partisë demokratike, përsëri një shkelje e re, por nga ana tjetër janë vetëm një mundësi për të prezantuar një farsë më shumë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve.

A është  e nevojshme në këto momente krijimi i një force të re brenda së djathtës?

Nuk është qëllimi krijimi i një force të re politike, për të përçarë edhe ata pak demokratë që kanë ngelur. Është qëllimi për ta bërë PD-në më të mirë dhe ku atje meriton të jetë.

Si mund të bëhet më të mirë, konkretisht?

Duke e kthyer procesin e zgjedhjeve në PD në shina. Mënyra dhe përpjekja e të gjithëve bashkë dhe tensioni i krijuar gjatë gjithë këtyre muajve ka të bëjë e gjitha me këtë; për të mundësuar dhe kërkuar dhe për t’i bërë deri në fund shërbimin e mbajtjes bashkë të parisë demokratike.

Mendoni se kjo mund të arrihet?

Nuk e di! Por kjo nuk pengon asnjërin prej nesh që të ketë dëshirë dhe të përpiqet, dhe nuk na heq asnjërit mundësinë për të folur.

Cili është gjykimi juaj për Rusian Gate të Bashës?

Para disa muajsh kjo çështje u shfaq për herë të parë në një nga gazetat investigative të Ballkanit që ishte Birn, dhe pastaj u harrua. Kam thënë ne atë kohe diçka dhe vazhdoj ta përsëris, marrëdhënia financiare, sikurse marrëdhëniet e tjera të vendimmarrjes në PD, nuk janë rezultat i vendimit të grupi parlamentar, të kryesisë, apo këshillit kombëtar. Janë vendime që shumë prej tyre, kryetari i PD është mburrur, siç ishte rasti në zgjedhjet e kaluara, me listën e tij të re parlamentare, për konceptin e tij të republikës së re. Pra nuk janë vendime të konsultuara në forume. E njëjta gjë ndodh edhe për vendimin e pagesës apo të zgjedhjes për lobiste apo edhe të pagesave të partisë demokratik.

E mendon një naivitet?

Nuk ka asnjë gjë rastësore. Nuk dua ta shoh kështu. Unë them se pse në një moment kur një pjesë e mirë e demokrateve mendonin se kishin një aksion politik, i cili i ngrohu deri diku, çadra. Shumë prej nesh nuk ishin dakord, nuk kam qenë dakord për bojkotin e parlamentit dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje. Mos marrja pjesë në zgjedhje të nxjerr jashtë sistemi, të lë në rrugë, të nxjerr nga institucionet, e çon vendin drejt një destabilizimi. Atje ku nuk ka me vend ideologjia dhe funksionon mediokriteti, rendet drejt popullzimit. Por ajo që nuk kuptoj sot e kësaj dite, është se pse një moment kur pjesa dërrmuese e atyre që kuptojnë politikën, brenda PD-së dhe jo vetëm, edhe ne Europë, edhe ne SHBA, ishin kundër bojkotit të zgjedhjeve. Pse Lulzim Basha duhej të paguante një firmë lobuese, për të promovuar se bojkoti i zgjedhjeve ishte pozitiv dhe i sillte diçka pozitive partisë demokratike. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe, nuk di se çfarë ka ndodhur me pagesat me firmat lobuese, nuk di sa herë janë paguar, sa kanë qenë këstet e pagesave. Në rast se do të besonim atë çka thotë media, media shqiptare apo ajo amerikane që ka botuar artikuj së fundmi, i bie një shumë shumë e madhe, diku gati 1 milion dollarë. Ky nuk është vendim i Partisë Demokratike. Ky është vendim i kryetarit të partisë demokratike, i cili ka përgjegjësi politike por edhe përgjegjësinë morale, por edhe përgjegjësinë institucionale të thotë të vetmin variant serioz dhe të vërtetë të kësaj skeme financimi. Miqësisht do t’i këshilloja Lulzim Bashës që këtë radhë të jetë shumë serioz për atë që deklaron. Nuk dua që pasojat të bien mbi forcën politike që sot është mjaftueshmërisht e rrudhur për t’u ndjerë shumë keq. Nuk ka gisht partia demokratike në këto vendime. Ky është një moment shumë serioz që nuk mund të kaloj me akuza për fake news apo akuza të tjera. Është moment serioz se ndodh për herë të parë,  por sepse për herë të parë ka një akuze e cila e përbalt padrejtësisht PD-në, në pjesën me delikate që lidhet me korrupsionin në nivel të lartë,  që ka të bej me financimin e partive politike. Nuk do doja as për Lulzim Bashën të dilte keq nga kjo histori, nuk do ta doja as për armikun, dëmtohet vendi, dëmtohet imazhi, dëmtohet PD, sigurisht dëmtohet edhe ai vetë. Ky është moment për të bërë transparencë njëherë  e mirë.

Next Post
Megaoperacioni antitrafik, zbardhen emrat e të arrestuarve në 7 qarqe, pranga dhe 4 policëve

Megaoperacioni antitrafik, zbardhen emrat e të arrestuarve në 7 qarqe, pranga dhe 4 policëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In