• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Çmimet e roaming-ut mes Ballkanit dhe BE do të ulen bashkë me rënien e gjetheve, gjatë vjeshtës së ardhshme

by Java News
06/12/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë –operatorë telekomunikacioni nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor (BP) nënshkruajnë në Samitin e Tiranës, Deklaratën e Roaming, që mundëson uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe BP-së që nga 1 tetori 2023.

“Pyetja e parë që na u bë pasi “Roam Like at Home” (Fol si n’shpi) hyri në fuqi në korrikun e vitit 2021 ishte: kur do të ulen çmimet e roaming me BE-në? Ndaj kjo ishte gjëja e parë për të cilën filluam të punojmë pas atij 1 korriku. Dhe sot jam e gëzuar të them se momenti ‘kur’ erdhi: çmimet e roaming-ut ndërmjet Ballkanit dhe BE-së do të ulen bashkë me rënien e gjetheve në vjeshtën e ardhshme.

Ky është vetëm fillimi i procesit deri në arritjen e objektivit përfundimtar të çmimeve të roaming-ut në nivel të ngjashëm me atë vendas”- deklaroi Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në konferencën për shtyp me Zëvendës Kryeministren Belinda Balluku, Komisionierin për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, e me përfaqësuesit e operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, pas nënshkrimit të Deklaratës.

Konkretisht, kjo do të thotë që çdo operator i telekomunikacionit në BE dhe BP, nënshkrues të Deklaratës, do të konsiderojë prezantimin e planeve lokale tarifore dhe opsioneve të rrjeteve të tyre telefonike me cmime më të ulura për shërbimin roaming. Ulja e parë e ndjeshme e çmimeve të roaming do të hyjë në fuqi që nga 1 tetori 2023. Është e rëndësishme që politikëbërësit në Ballkanin Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të politikave në sektorin e telekomunikacionit, të cilat janë në përputhje me konkluzionet e Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor 2022, me qëllim krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe të një mjedisi më të favorshëm për biznesin. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zbatojnë këto reforma politikash jo më vonë se fundi i vitit 2023.

“Negociatat për të arritur një marrëveshje nuk janë kurrë të lehta. Ndodh edhe që të jenë dhëmbë për dhëmbë. Por kjo Deklaratë është rezultat i angazhimit të ngushtë të operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, si dhe angazhimit të autoriteteve të rajonit që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes Rajonale të Roaming të Ballkanit Perëndimor, duke e bërë rajonin e BP të ketë shërbim roaming pa pagesë nga korriku 2021. Muajin e kaluar në Berlin ne bëmë një hap historik përpara me tre marrëveshjet e lëvizshmërisë. Tani roaming me BE-në është një tjetër moment historik që shënojmë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal (CRM) në Ballkanin Perëndimor. Çdo arritje dhe rezultat që shënjohet nën axhendën CRM është një hap përpara drejt krijimit të një klime investimi mikpritëse që mund të tërheqë investime me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme në rajonin tonë. Ftojmë operatorë të tjerë të telekomunikacionit si nga BE ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor t’i bashkohen nismës në çdo kohë”- shtoi Bregu.

Përfitimet janë të shumëfishta: do të kursejë para për qytetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE-në ndërsa udhëtojnë në BP dhe BE; do të ulë kostot e funksionimit të biznesit dhe do të inkurajojë të bërit biznes jashtë kufijve. Suksesi i kësaj nisme që ndryshon lojën është historik, veçanërisht pasi ajo është bërë në baza vullnetare mes operatorëve të telekomunikacionit.

***
Fol si n’shpi solli disa ndryshime emocionuese. Sipas statistikave nga draft raporti i trafikut të të dhënave në roaming, numri i përdoruesve të roaming në rajon është rritur me 100%. Kur krahasojmë gjysmën e dytë të vitit 2021 me gjysmën e parë të të njëjtit vit, numri i minutave të kryera në thirrjet zanore dalëse u rritën deri në 237%, ndërsa thirrjet zanore hyrëse u rritën deri në 173%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i trafikut të të dhënave u rrit deri në 459%.

SHQIPËRIA
Trafiku nga përdoruesit shqiptarë gjatë roaming në BP, në gjashtëmujorin e dytë 2021 krahasuar me gjysmën e parë 2021:
Thirrjet zanore dalëse (numri i minutave) 96% rritje
Thirrjet zanore hyrëse (numri i minutave) 9% rritje
volumi i trafikut të të dhënave (MB) 62% rritje

Ky Projekt financohet nga Bashkimi Europian/m.j

Next Post
Nuk i përmend emrin/ OSBE reagon për grushtin ndaj Berishës: U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë. Shmangni spekullimet e vetëdrejtësinë

Nuk i përmend emrin/ OSBE reagon për grushtin ndaj Berishës: U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë. Shmangni spekullimet e vetëdrejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

January 21, 2026
Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

January 21, 2026
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës shpallet i pafajshëm, Gjykata rrëzon akuzat

January 21, 2026
Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In