Majlinda Bregu i është “përveshur” kryetarit Basha në mbledhjen e sotme duke kritikuar mënyrën e tij të të bërit fushatë dhe aleancat e gabuara.
Ja fjala e plotë e Bregut në mbledhjen e PD:
Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë në Dibër dhe i mori të gjitha Rama?
Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi asnjë votë? Nuk bëhet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë, na vodhën dhe na blenë.
Ky është fatalizëm.
Duhet të flasim hapur më njëri-tjetrin se jemi në konfuzion total. A e di zoti kryetar që degët tona janë në zhbërje totale. Kanë tre vjet që bëjnë vetëm zgjedhje. Janë të përçarë dhe të pamotivuar.
E dija boshllëkun që do linte ikja e Berishës. Por nuk kisha menduar kurrë që ne do të shkonim rrokopujë pas tre vitesh.
Dhe e fundit. Unë pyes veten çfarë mund të bëja unë më shumë. Pyeti të gjithë pse nuk bëjmë dot më shumë. Jemi të demotivuar nga ky konfuzion, nga mungesa e strategjisë./tema/a.k