• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregoviçi, pseudopatriotët dhe hipokrizia në mes

by Denis Dyrnjaja
08/08/2021 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Ky rasti i Bregoviçit dhe një vale reagimi i disa prej personazheve publikë në rrjetet sociale na tregoji qartë sesa sipërfaqësorë dhe hipokritë jemi si shoqëri në tërësi. S’dua të merrem fare me atë që përfaqëson këngëtari serb. A është ai një antishqiptar apo jo?! Në çdo rast ai në Shqipëri vjen si këngëtar, jo si paramilitar. Vjen për të kënduar dhe jo për parrulla poltike. Dhe duke parë këtë debat publik që ka shpërthyer për prezencën e Bregoviçit në Shqipëri, sigurisht me ose pa dashjen e tij (nëse do e marrim në kontekst qëllimkeq ai prapë e arriti objektivin), shqiptarët po grinden mes tyre për një serb, sikurse ka ndodhur në kohëra. Në Prishtinë e Tiranë shqiptarët grinden mes tyre për serbët, e serbët shohin teatër falas me grindjen tonë. Dua të ndalem pak te patriotët tanë të ketejshëm kufirit, të cilët e dinë fort mirë se tema të tilla kanë ndjeshmëri kryesisht populiste dhe i përdorin ato jo se ua ndjen shumë për Bregoviçin, por se kanë nevojë për vëmendje e protagonizëm. Ta lëmë pak Bregoviçin dhe kalojmë në disa realitete që kërkojnë vërtetë patriotizëm dhe angazhim dhe jo dëngla me statuse në rrjetet sociale, sa herë vjen në Shqipëri ndonjë këngëtar grek a serb. Ku struken këta atdhetarët e patriotë

(e) kur është fjala për problemet jetike për shqiptarët?! Nuk pretendohet të organizojnë e dalin në protestë në rrugë, se janë të zënë tërë ditën me hallin e shtimit të ndjekësve në FB e Instagram. Fjala vjen ku është reagimi i këtyre patriotëve për sigurinë ushqimore, për ajrin e ndotur, për ujin e pijshëm, për sigurinë rrugore që po merr etë njerëzish sikur të ishim në luftë?! Pse nuk revoltohen a solidarizohen këta pseudoatdhetarë për kushtet e pleqve në azile e për fëmijët jetimë?! Kur ka qenë hera e fundit që të ishin bashkë për një kauzë jetike për popullin, për veten e vendin e tyre. Personalisht as nuk kam ndonjë simpati për Bregoviç dhe as nuk e kuptoj dhe ftesën për të, se mund të kishte plot zgjidhje të tjera. Por ama kjo vala pseudonacionaliste është e neveritshme. Ne po bëhemi njëlloj si serbët në këtë rast, po mbjellim urrejtje dhe ndasi, në vend se të promovojmë paqe e qytetari. Arti e sporti i bashkon dhe duhet t’i bashkojë popujt e kombet, jo të mbjellë përçarje e cila induktohet në mënyrë spekulative nga politika. Në këtë valë pseudopatriotike janë përzier fatkeqësisht “kërpudhat” e rrjeteve sociale që mbijetojnë me pseudokauza dhe një pjesë tjetër që gjendet gjithnjë e angazhuar për inerci. Patriotizmin kemi mundësi ta shfaqim për 365 ditë të vitit për një qeverisje më të mirë, por nuk e bëjmë, për një jetesë më të mirë, por nuk e bëjmë, për një siguri jete më të madhe, por nuk e bëjmë, për një ekonomi, shëndet e arsim më kualitativ, por nuk e bëjmë, për një shtet me më shumë dinjitet por nuk e bëjmë. Dhe kur nuk bëjmë asgjë nga këto kapemi pas një qimeje për ta bërë tra dhe mbi këtë tra, të rrinë sipër patriotët proletarë që i bashkon kazua si pseudoatdhetarë. Histori e pakuptimtë e paarsyeshme dhe krejtësisht e rrejshme. Bregoviç do vijë e ikë, dhe ne thjeshtë do mbetemi viktimë e shprehjes: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve, duke i bërë një shtojcë edhe e hipokritëve dhe pseudopatriotëve.

Se desh harrova bëni ndonjë kontribut patriotik. Juve të indinuarit që keni portale e faqe me ndikim në rrjetet sociale ndërmerrni një fushatë për grumbullimin e fondeve ndërsa ju të tjerët që merreni me art organizoni ndonjë një koncert ku me te ardhurat që do grumbulloni të blini një zjarrfikëse. Ky është akt patriotik dhe një akt shumë i madh simbolik për vendin. Të tjerat janë dëngla para pasqyrës elektronike të rrjeteve sociale!

Next Post
“Historia hyn pa trokitur”, Corriere della Sera: Si zbarkoi në Bari me anijen “Vlora” një qytet i tërë 30 vite më parë

"Historia hyn pa trokitur", Corriere della Sera: Si zbarkoi në Bari me anijen "Vlora" një qytet i tërë 30 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një tjetër ndarje do ishte e rrezikshme për PD”

December 5, 2025
“Paguajmë sa qimet e kokës për…!”/ Habit Strazimiri: Shteti ka rënë, armiku ka në dorë sekretet tona

Takimet e Salianjit, Strazimiri: Vibrim i mirë në PD, nga ana tjetër një “kufomë” pa debat…

December 5, 2025
Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

December 5, 2025
Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

December 5, 2025
Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

December 5, 2025
“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

December 5, 2025
FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In