• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bregdeti i Gjirit të Lalzit/ Ja si janë tjetërsuar pronat nga zyrtarë të LSI-së

by Java News
08/04/2018 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk mbarojnë vjedhjet në pronat në bregdetin shqiptar. Së fundi po konfirmohet sesi hektarë të tëra toke në bregdet janë tjetërsuar e  janë grabitur nëpërmjet  falsifikimit. Në këtë amulli, përgjatë viteve të fundit edhe ranishtja është bërë me pronar. Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, ku ranishtja, pronë publike sa hap dhe mbyll sytë privatizohet. Skandali ka ndodhur në bregdetin e Gjirit të Lalzit, konkretisht në fshatin Draç. U raportua një ditë më parë se ishte grabitur bregu i detit me vendim gjykate.

Bëhet fjalë për një pasuri me prejardhje të dyshimtë dhe vlen për t’u theksuar se  vetëm në Shqipëri ndodh që bregu i detit bëhet me certifikatë pronësie, ndërkohë që në bazë të ligjit 7501, Komisioni i Kthimit të Pronave ka kthyer pronat e kategorisë, ullishte, pemishte, tokë- arë etj. CNA.al ka zbardhur skemën se si është grabitur prona publike, konkretisht ranishtja në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Gjatë investigimit tonë, zbuluam se pas kësaj prone, qëndron një zyrtar i lartë i LSI-së. Bëhet fjalë për kreun e LSI –së Ishëm, Luan Kërtushën apo  ish-administratori i njësisë administrative Ishëm, i cili rezulton zyrtarisht pronar i ranishtes.

Po, si ka përfunduar ranishtja në duar të zyrtarit të LSI –së?

Skema e “grabitjes” së bregdetit

Risjellim në vëmendje se dorë në “grabitjen” e kësaj pronë publike kanë edhe institucionet drejtësisë, gjykatat.

Ndërkohë që familja e shtetasit LL.M, ndiqte rrugën ligjore për të kërkuar pronën e saj, në gjykatë, për një pjesë të kësaj prone,  kishte nisur kontesti me një tjetër familjeje, asaj të R.H dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Gjyqtari Shkëlqim Mustafa me vendimi numër 5982 të datës 29.05.2013, hedh poshtë pretendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, dhe njeh  pronarë të sipërfaqes  familjen  e R. H.

Ndërsa me datë  15.07.2014 me vendimin numër 2969, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i përbërë, nga Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, vendosin të ndryshojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, pjesërisht, por sërish duke njohur pronar familjen e R. H. për sipërfaqen 69.765 metër katror, nga 74.457 metër katror që i njihte vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

Pasi është marrë bekimi nga gjykata, me datë 27.02.2015 trashëgimtarët e R.H. ia kanë shitur pasurinë, kryetarit të LSI-së Ishëm, Luan Kërtusha dhe një tjetër personi R.A.  me  objekt kontrate, shitblerje pasuri e paluajtshme e llojit ranishte me numër pasurie 152/26 e ndodhur në ZK 1522, me adresë Draç, me sipërfaqe 15.340 metër katror.

Kjo sipërfaqe është shitur për 14 mijë euro.

Për këtë pronë, është lëshuar certifikata e pronësisë më numër serie 967224 datë 27.02.2015. Kartela e pasurisë së paluajtshme është nënshkruar regjistruesi Jurgis Çyrbja po në të njëjtën datë. Gjithashtu në kontratën e shitblerjes thuhet se shitësit janë bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.

Me 22.10.2015, Gjykata e Apelit me trupë gjykuese Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha,  kanë  lëshuar urdhrin e ekzekutimit  të vendimit civil numër 2969 të datës 15.07.2014.

Ndërkaq kjo çështje ndodhet ende në proces gjyqësorë.

Avokati i Popullit po kërkon që sipërfaqja e ranishtes të kthehet në pronësi të shtetit.

Avokatura e Shtetit është investuar në procesin civil ku trashëgimtarët e R.H, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit numër 484, datë 22.07.1990 të ish Komisionit të Kthimit të Pronave  Durrës, kthimin e lirë të sipërfaqes 108.700 metër katror.

Avokatura e shtetit ka kundërshtuar në gjykatë pretendimin e ngritur, duke provuar me prova zhvendosjen e pronës nga fshati Likmetaj, në bregun e detit në fshatin Draçan. Për më tepër i njëjti institucion ka depozituar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzim ndaj ekspertit të thirrur nga Gjykata për kryerjen e akt eskpertimit të rremë.

Avokatura e Shtetit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj çështjeje. (CNA.al)

Next Post
FOTOT/ Genta Ismajli bën publik arsyen e operacionit në gjoks: Nuk shihja dot…

FOTOT/ Genta Ismajli bën publik arsyen e operacionit në gjoks: Nuk shihja dot…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In