• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Breçani kujdeset si po shkon ‘biznesi’ i të birit në trafikun e kokainës: Mos ju presin në besë marokenët. A ja dhe pistoletën atyre?” Fshija gjurmët…!

by Java News
23/11/2023 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jane zbardhur të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të drogës, ku janë të përfshirë Erzen Breçani, djali i tij Eralbi, por edhe persona të tjerë.

Në përgjimet e bërë del që Erzen Breçani interesohet për punët e të birit në trafikun e kokainës.

Në dosje, sipas Panorama online gjithashtu thuhet se Erzen Breçani është i mirinformuar për mënyrën sesi funksionin trafiku.

Pjesë nga dosja

10.7.2.8. Me datë 24.08.2020, në orën 20:53:30, K9B9EP pasi ka nisur më herët bisedat, komunikon me S7DEGI dhe dyshohet se komunikon lidhur me një ngarkesë që ka nisur Eralbi Breçani, të cilës i referohet me “senet” dhe gjithashtu e pyet lidhur me shokun e Eralbit, “Besi”, për të cilin dyshohet se i referohet me Besmir Murtatit.

Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon, por duhet evidentuar se Erzen Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni i i shpërndani shpejt”, ku në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.

K9B9EP dërgon mesazhet: “…Ku tvin senet….Ne cvend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku ne ekuator…Asht…A nshqipni…Po ne ekuator kush asht kush i nis…Ne gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju predin nbes marokient…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr nje vit me sto pun…Ti the edhe i rrug e maroj purz…Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nha ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajtmos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”.

Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses.

K9B9EP dërgon mesazhet “….Edhe me nis me vinin…Nuk ka problem por mos te prishesh me te…Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e respektoj si mik vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e haller…Po asht e kontrollume shum avioni…Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ovnen…Mir i ke than…Po oer sa kile do nisin…Po nga aq eshte shum mire…Cka po don me ai…Ne cilin shtet e ban…Po kontrollohen shum…Vetem po kapi lidhjet ne polici…Tek kontrolli…Po ngaqe me foli ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb…E ishalla po i ecen… Ishalla po ecen mar…

Me datë 30.08.2020 në orën 22:57:05, K9B9EP i dërgon mesazhe S7DEGI:

…A ja dhe pistoleten atyne a…Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ja lan as gjurmet tua..Se prite zo me kap i dalin gjurmet…E gishtave…Ok…Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithve pse ëej hall nuk ju lypi me ra ngusht ju lypi ju te pareve njerzve…Nuk kam nevoj thash i kam tana lekt me ba se nuk nisi pun po nukni pata lekt…Dhe me tha une solla elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…”/m.j

Next Post
Basha nuk i ‘ndahet’ Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

Basha nuk i 'ndahet' Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In