• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brazili konfirmon Carlo Ancelottin si trajnerin e ri, detajet e “martesës” së bujshme

by A R
05/07/2023 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shumë thashethemeve, më në fund është konfirmuar se kombëtarja e Brazilit do të ketë si drejtor të ri teknik (trajner) Carlo Ancelottin. Ka qenë e njëjta Konfederatë Braziliane e Futbollit (CBF) që ka njoftuar se italiani do të mbërrijë, në përpjekje për të marrë titullin e gjashtë të shumëpritur të Kupës së Botës për “Selecao”.

Ednaldo, president i CBF, konfirmoi se Ancelotti do të mbërrijë në Brazil për të përballuar angazhimet e ardhshme të mëdha të kombëtares, duke theksuar “Copa América” 2024, kualifikueset e “Conmebol” për Kupën e Botës 2026 dhe të njëjtin Botëror që do të zhvillohet në Meksikë / SHBA / Kanada më 2026.

Pavarësisht se ka një karrierë të madhe si trajner, Ancelotti do të ketë përvojën e tij të parë në krye të një kombëtareje. Më e afërta punë që ka bërë në këtë drejtim ka qenë mes viteve 1992 dhe 1995, kur ishte asistent i legjendarit Arrigo Sacchi në kombëtaren italiane.

Kjo ndodhi kur përfundoi karriera e tij mitike si lojtar i Milanit. Më pas filloi ciklin e tij të trajnerit në krye të klubeve si Milani, Real Madridi, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe shumë të tjerë.

Për pjesën e mbetur të këtij viti dhe një pjesë të vitit të ardhshëm, do të jetë ish-futbollisti, Fernando Diniz, i cili u largua nga Fluminense, tashmë në krye të Brazilit, që do t’i drejtojë pesë herë kampionët e botës në mënyrë të përkohshme.

Do të jetë muaji i ardhshëm i qershorit të vitit 2024, kur Carlo Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, përpara Kupës së Amerikës që do të zhvillohet në SHBA. Në këtë mënyrë, trajneri i Real Madridit do të largohet nga pozicioni i tij i suksesshëm pasi kontrata t’i përfundojë vitin e ardhshëm, në fund të sezonit 2023-2024.

Me këtë, Ancelotti do të largohet nga Real Madridi, pas dy fazave të shkëlqyera, në të cilat arriti të fitojë titujt e rëndësishëm të La Liga-s, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Botërorin për Klube etj. Në kombëtaren e Brazilit, italiani do të takohet sërish me lojtarë që ka menaxhuar tashmë, si Vinicius Jr., Neymar Jr., Rodrygo, Eder Militao etj.

/a.r

Next Post
Letërporosi drejt Londrës/ Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi, shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Avokatët e të arrestuarve në Angli paralajmërojnë bllokimin e ekstradimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In