Ramon Menezes do të shërbejë si trajner i përkohshëm i Brazilit, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për një pasardhës të përhershëm të Tite, i cili u largua pas Kupës së Botës.
50-vjeçari Menezes udhëhoqi skuadrën e Brazilit U-20 drejt titullit të kampionatit të Amerikës së Jugut të dielën dhe do të jetë në krye të ekipit për një miqësore kundër gjysmëfinalistit të Kupës së Botës, Marok, në Tangier, më 25 mars, bëri të ditur të mërkurën Konfederata e Futbollit Brazilian. Selecciao synojnë që të gjejnë sa më shpejt teknikun e ri dhe altenrativat janë të shumta.
/s.f