I lindur në Siderno, në Reggio, në janar të vitit 1965, anëtar kryesor i klanit të fuqishëm të Ndragetës, Vincenzo Macri tashmë ishte propozuar për t’u përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme të Italisë.
Bosi i arrestuar është djali i Antonio Macrì, liderit karizmatik, i ashtuquajtur “Bosi i dy botëve”, për shkak të influencës edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të vrarë në një pritë në Siderno 20 janar 1975, si pjesë e luftës së parë të Ndragetës.
Vincenzo Macrì, i cili vitet e fundit ishte stabilizuar në Aalsmeer, Holandë, ku drejtonte interesat e palogjikshme të klanit të tij, është kapur në aeroportin e San Paolos në Brazil, duke ikur për në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, ku jetonte prej disa kohësh duke përdorur një identitet fals të identifikuar pikërisht nga hetuesit të antimafias.