Shefi i Urgjencësë Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë me Nisida Tufën, ka folur mbi situatën epidemiologjike në vend.
Në një lidhje telefonike, Brataj tha se situata është stabël, por nuk kaq ulje.
Sipas tij shifrat që kemi nuk janë reale pasi ka shumë persona që janë infektuar dhe mendojnë se është një grip i thjeshtë.
“Shohim një vazhdimësi të shifrave. Janë 27 të shtruar në 24 orë. Numrat nuk kanë ndryshuar, janë stabël, por nuk ka një ulje. Ka një ulje shumë të lehtë. Ccfarë ndodh sot do ta shohim pas 2 javësh. Shifrat nuk janë realiteti. Numri i të infektuarve realë është më i lartë. Janë 142 pacientë sot në spitale. Pandemia vazhdon pasi shifrat nuk po zbresin. 1500-200 thirrje në ditë nuk janë pak. Njerëzit marrin në telefon për cdo arsye, por për Covid marrin 100-150. Shenjat e virusit në këtë kohë janë sekrecionet, dhimbjet e fytit. kohëzgjatja më e ulët, pak temperaturë”- tha ai.