• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Braktisni skenarët e shitblerjes së votës”, Manja ironizon LSI-në: Nuk e di kë kishte në listë as kur ishin në parlament

by A R
10/03/2021 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, njëkohësisht kandidat për deputet i PS-së në Tiranë, u shpreh sot se “zgjedhjet e 25 prillit do të tregojnë se kush është lista fituese dhe kush është ajo që po përpiqet dhe po krijon të gjithë skenarët e shitblerjes së votës për të siguruar mandate në parlament”.

I ftuar në një studio televizive, Manja tha se “lista e PS-së është një listë fituese që garanton mandatin e tretë të PS-së”.

“Lista e PS-së gërsheton prurjet e reja me pjesën tjetër të grupit parlamentar të PS-së. Një listë që ka brenda kapacitetet nga fusha dhe profesione të ndryshme, të gjitha në funksion të mandatit të tretë dhe objektivave tona. Një listë që në 12 drejtues qarqesh, 10 janë zonja, 7 nga të cilat prurje të reja. Kjo listë është në kontrast të plotë me listat e kundërshtarëve tanë”, tha Manja.

Manja theksoi se “lista është vetëm njëri komponent i fitores sonë, sepse PS dhe skuadra e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, organizimi i PS-së për fushatën, fryma dhe vizioni që kemi për mandatin e tretë, garantojnë fitoren në zgjedhjet e 25 prillit”.

I pyetur mbi listën e LSI-së, Manja tha “unë nuk e di as kë kishte në listë as kur ishin në parlament, dhe këtë të renë as e kam marrë mundimin ta lexoj qark për qark”.

Por, tha ai, “25 prilli do të jetë një betejë ku shqiptarët jo vetëm do të votojnë PS-në dhe Edi Ramën për kryeministër, për një mandat të tretë, por do të nxjerrin në sipërfaqe edhe armiqtë e votës së lirë në këtë vend”.

“Nuk është vonë të braktisen skenarët e shitblerjes së votës nga sot deri më 25 prill. Pra suksesi i asaj liste do të duhet t’i kthehet realisht votës së lirë të shqiptarëve. 25 prilli do të përcaktojë kush është lista fituese, kujt do t’ja besojnë shqiptarët mandatin e tretë për të qeverisur dhe kush kanë qenë armiqtë e votës së lirë”, tha Manja.

/a.r

Next Post
Fluturimi i parë nga Kukësi më 18 Prill, Balluku: Janë marrë masat për operime të sigurta

Fluturimi i parë nga Kukësi më 18 Prill, Balluku: Janë marrë masat për operime të sigurta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In