• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Braktisi punën dhe burrin për të, por shqiptari më i urryer në Amerikë e la/ Gazetarja tregon si u dashurua me Martin Shkrelin: S’jam penduar

by Java News
14/05/2022 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-reporterja e Bloomberg, e cila la punën dhe u divorcua nga bashkëshorti për t’u lidhur me shqiptarin më të urryer në Amerikë, Martin Shkrelin, thotë se nuk është penduar për vendimet e marra.

Christie Smythe tregoi se është më e lumtur pas divorcit nga bashkëshorti për financierin famëkeq të “Pharma Bro”, pavarësisht se Martin Shkreli u nda nga ajo përmes avokatëve të tij.

Gazetarja Smythe raportonte lajmet për Shkrelin në vitin 2015, për arrestimin e tij për mashtrim të letrave me vlerë dhe lajmin për lidhjen e tyre ajo e njoftoi në një intervistë për Elle.

“Një pjesë e imja gjithmonë do e dojë Martinin. Absolutisht nuk jam penduar për atë që ka ndodhur”, tha 39-vjeçarja për Fox Digital News.

Më pas vazhdoi: “Jemi miq, flasim. Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë kur të dalë nga burgu. Jam shumë e emocionuar ta shoh atë… Unë imagjinoj, do përqafohemi fort”, tha ajo.

Shkreli do lirohet nga burgu në shtator 2023. Ai po vuan dënimin prej 7 vitesh burg pasi akuzohet se ngriti një skemë piramidale për të ndihmuar perandorinë e tij farmaceutike në vitin 2015.

Ai gjithashtu rriti çmimin e një ilaçi për AIDS, që shpëton jetë, nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Smythe po planifikon të botojë një biografi: “SMIRK: Si u dashurova me njeriun më të urryer në Amerikë”.

“Kjo është e mrekullueshme, jam krenar për ty dhe faleminderit që mendon edhe për ndjenjat e mia. Shpresoj që të jetë një sukses i madh”, mësohet se i shkroi shqiptar në një email për librin e saj.

Smythe tha për Fox se nuk hodhi gjithçka poshtë për Shkrelin: “Thuhet se hodha poshtë jetën time për Martin Shkrelin, dhe po, e kundërshtoj këtë sepse jeta ime ka vazhduar. Nuk hodha asgjë poshtë. Në fakt, tani jam shumë me e lumtur. Kam pasur një jetë perfekte në Instagram dhe thjesht nuk isha e lumtur aspak me jetën time.”

Ajo rrëfeu se si nisi lidhja me shqiptarin famëkeq: “E njoha dhe krijova një marrëdhënie shumë të ngushtë me të. Dhe çfarë më pëlqeu tek ai, është se ishte shumë i hapur, i sinqertë dhe shumë i zgjuar. Ishte një person intelektual dhe u intrigova shumë nga kjo”.

Smythe u largua nga Bloomberg në 2018 dhe u divorcua nga bashkëshorti i saj në 2019.

Gazeta raporton se ajo synonte të priste që Shkreli të dilte nga burgu dhe ngriu vezët e saj.

Në vitin 2020, Smythe foli për romancën me Shkrelin, por ky i fundit nuk ishte i kënaqur për këtë. Më vonë, ai u nda me ish-gazetaren përmes avokatëve të tij.

“Ne jemi ende miq, asgjë më shumë. Sepse në të vërtetë, nuk ka asnjë mënyrë për të pasur një marrëdhënie romantike me dikë në burg, ku as nuk mund ta shoh atë. Kanë kaluar dy vjet që kur e kam parë sepse protokollet e vizitave për shkak të COVID janë një makth”, tha Smythe./ panorama

g.kosovari

Next Post
Alarmi nga shërbimi sekret i Ukrainës: Rusia po bën gati planin të lërë pa bukë disa vende të botës

Rritet kërcënimi për mungesën e grurit/ Lëvizja e papritur e Indisë me eksportet në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In