• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisi Metën për Ramën, Brahimllari: Lista e opozitës tregon se nuk kërkon rotacion

by A R
04/04/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Endrit Brahimllari, deklaroi se partia e tij është në kërkim të një votë masive përtej ndarjeve tradicionale të majtës dhe të djathtës në zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë për RTSH 24, Brahimllari tha se PS është duke u angazhuar për një fitore të thellë dhe jo vetëm për të ruajtur mazhorancën, ndërsa shtoi, se lista e opozitës tregon se nuk kërkon një rotacion politik.

“PS kërkon një votë masive përtej të majtës dhe të djathtës, një votë për të ardhmen e vendit drejt BE-së. Lista e PS tregon se është futur në betejë për një fitore të thellë dhe jo vetëm për të mbajtur mazhorancën. Shikoni listën e kampit tjetër, është mbyllur te lista e mbyllur. Kërkon të ruaj rolin e saj në opozitë dhe jo të sjellin rotacionin. Nëse do të donin rotacionin do të kishin një kompozim tjetër të listës së kandidatëve”, tha Brahimllari.

Për sa i përket kalimit të tij në PS, Brahimllari tha se ka pasur një periudhë reflektimi mbi orientimin e tij politik dhe se është bindur se PS është forca politike që mund të sigurojë zhvillimin e Shqipërisë. Ai ka shtuar se nuk është në një listë të mbyllur dhe po lufton për mandatin e tij.

“Kam mbi një vit që nuk kam qenë i angazhuar në politikë dhe ko periudhë më ka shërbyer si reflektim mbi orientimin dhe vazhdimësinë time politike. PS ka më shumë se një vit që lëshon në opinionin publik mesazhin të një force politike që kërkon hapjen dhe përfshirjen e gjeneratës së re në politikë. Është ky mesazh publik i PS dhe ky orientim që më bëri mua të kem një qartësi në bindjen time që do të japim angazhim në PS. Bindjet e mia janë të qendrës së majtë. Ajo që është e rëndësishme është reflektimi im i pari dhe fuqia e PS për të përfshirë gjeneratën e re dhe vizionin e kryeministrit për të hapur PS me qëllim që rruga evropiane e vendit të jetë e sigurt dhe qytetarët të marrin pasaportën evropiane. Ka pas një kërkesë time publike ku kam kërkuar që do të jap angazhimin tim në zgjedhjet e ardhshme për PS dhe më pas kam komunikuar me ekipin e PS dhe u bëra pjesë e fushatës dhe ekipit të Tiranës. Për mua është vlerësim që jam kandidat për deputete në listën e Tiranës. PS është një forcë politike e mirorganizuar dhe e disiplinuar dhe ka rreth vetes një makineri të tërë elektorale”, tha ai.

Brahimllari u shpreh se nuk ka asnjë marrëdhënie me përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe se ka mbyllur çdo lidhje politike të kaluar.

“Nuk kam kontakt me përfaqësues të Partisë së Lirisë. Unë nuk jam në listë të mbyllur dhe nuk po marr mandat qyl. Unë po luftojë për mandatin tim dhe roli im në politikë është i padiskutueshëm për betejën që bën në terren dhe vendosjen e parimit të meritokracisë. Nuk kam asnjë koment për Ilir Metën dhe kam shumë kohë që nuk e ndjek, jam shkëputur totalisht nga marrëdhënia që kam pasur në të kaluarën. Unë nuk bëj pjesë te politikanët që luaj me dy porta, që këtej jam me një parti dhe nga ana tjetër bëj bashkëpunim me të tjera. Unë jam i qartë. Kam mbyllur publikisht një marrëdhënie politike dhe kam filluar një marrëdhënie të re që sërish e kam bërë publike”, tha ai.

Next Post
Basha replikon me Ramën dhe shënjestron Berishën: E ke hutuar doktorin, prapë thotë se logon e kam unë! (Video)

Basha replikon me Ramën dhe shënjestron Berishën: E ke hutuar doktorin, prapë thotë se logon e kam unë! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In