ISIS ka varrosur të gjallë dezertorët që u larguan nga beteja për rimarrjen e Ninevisë, provinca veriore e Irakut që ka qenë nën pushtimin e islamikëve që nga 2014.
Numri i militantëve të ekzekutuar nuk dihet, por Agjencia e Lajmeve Ahlul Bayt flet për 35 ushtarë të vrarë, ndërsa nga Iraku pretendohet për 45 dezertorë të varrosur të gjallë.
Ekzekutimet u kryen në Qayyarah, rreth 60 kilometra në jug të Mosulit.
Ata që u varrosën të gjallë u akuzuan se ikën nga përleshjet me forcat qeveritare në fshatin Bashir, në jug të qytetit të pasur me naftë të Kirkukut.
Një burim tjetër konfirmoi se ISIS i kishte varrosur të gjallë në një varr të vetëm.
Lajmi/d.i.