Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lushjes pasi nuk u është bindur efektivëve. T.A ka refuzuar të ndalojë pasi në automjet kishte heroinë dhe kanabis.
21-vjeçari pasi është ndjekur nga punonjësit e policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në brendësi të fshatit Kashtëbardhë.
Policia ka sekuestruar 13 doza lëndë narkotike heroinë, 25 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva, automjetin tip Benz me targa Pn 906 PHT dhe 2 telefona celularë.
Automjeti me të cilën udhëtonte është sekuestruar pasi nga verifikimet e kryera dyshohet i trafikuar.
Shqiptarja/d.i.











