• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braho letër krerëve të Shtetit: Procedoni Ahmetajn, shkeli etikën dhe Ligjin Ushtarak

by
09/09/2015 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Braho letër krerëve të Shtetit: Procedoni Ahmetajn, shkeli etikën dhe Ligjin Ushtarak

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho i ka dërguar një letër kreut të Shtetit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta si dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për këshilltarin e Presidentit, gjeneral Pirro Ahmetaj.

Këshilltari i Presidentit, Pirro Ahmetaj ka dhënë deklarata të forta dhe fyese kundër anëtarëve të Komisionit të Sigurisë, duke i cilësuar ata si “ish-sigurimsa“.

Sipas Brahos kjo deklaratë është e mbushur me mllef politik, e ndërsa thekson në letrën drejtuar krerëve të Shtetit se  është ngjarje e rëndë dhe shkelje e paprecedentë e marrëdhënieve institucionale.

“Eshtë i pakuptueshëm njëkohësisht burimi i këtij “frymëzimi”, motivet të cilat i vlerësojmë se bien në kundërshtim të hapur me funksionet dhe detyrën që ai kryen si këshilltar pranë Presidentit të Republikës. Në këto kushte, krahas vënies në dijeni të këtij akti dhe qëndrimi jo normal të z.Pirro Ahmetaj, ju kërkojmë të thirret nga Presidenti për të sqaruar përmbajtjen e kësaj deklarate, të bëni vlerësimin përkatës duke informuar për sa më sipër Kuvendin e Shqipërisë. Znj. Ministre, duke qënë se prononcimet publike të Ushtarakut Aktiv Gjeneral Brigade Pirro Ahmetaj vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe me ligjet në Republikën e Shqipërisë, me ligjet që normojnë veprimtarinë dhe drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kërkojmë : Nisjen e procedurave disiplinore për ushtarakun Pirro Ahmetaj me gradë Gjeneral Brigade, me detyrë Këshilltar Ushtarak pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto raste”, theksohet në letrën e Spartak Brahos.

Postimim në rrjetin social Facebook i  Pirro Ahmetaj

“Konfirmoj se të gjitha ligjet e reformës së mbrojtjes kanë kaluar në Kuvend me nga 72 vota nga 140 dhe shtoj se në asnjë rast në 23 vjet demokraci nuk ka ndodhur kjo qasje sovjetësh (gjithë pushteti Sovjetëve/ fitimtarëve dmth aleancës kriminelëve, sigurimsave dhe qelbësirave). Konfirmoj po ashtu se në këto 72 vota PRO ARROGANCËS (nga 140deputetë) – ka qenë dhe vota e banditëve si Prenga (subjekt i këtij rasti), Frroku, Lutaj, Sterkaj dhe 8 deputetët me rekorde të rënda kriminale dhe disa ish-ushtarakë mediokër deri në perversitet. “ Po ashtu konfirmoj se në Komisionin e Sigurisë Kombëtare – gati gjysma janë ish-oficerë&Kryetarë Dege të Sigurimit dhe Hetuesisë Kriminale të Shtetit (që me diploma falco janë konvertuar “Juridiks” dhe Doktorë Shkencash” … dhe pjesa tjetër mediokër deri për t’u mëshiruar (që vënë syze miopi për t’u dukur intelektualë)…  Ky komision, dhe jo vetëm, do të futet në historinë e Parlamentit dhe reformave të mbrojtjes si komisioni i turpit, kriminelëve dhe perversëve”. Siguroj këdo kontribues dhe të shqetësuar se mund të dojë ca kohë por nuk do të vonojë shumë që këto MONSTRA (dhe ata që heshtin), do të përgjigjen për të gjithë këtë histori turpi dhe arrogancë staliniste mbi sistemin e sigurisë dhe qasjen bolshevike me asetet strategjike të mbrojtjes”.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Morena i heq të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In