Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar ashpër kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, referuar ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku një grup personash i vunë flakën KZAZ-së, duke dëmtuar materialet zgjedhore.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Ademi ka shkelur ligjin dhe është njeriu që i ka bërë më shumë dëm Shkodrës në këto 30 vitet e fundit.
Reagimi i Erion Braçes
Shiheni urdhrin e saj!
Lexojeni! Ka shpallur veten pronare te shkollave ne Shkoder dhe kerkon qe aty te mos shkelin administratoret e zgjedhjeve, emeruar ne detyre ne perputhje me ligjin e Kushtetuten! Pas ketij akti te saj, pason djegia e shkollave, e para shkolla “Shejnaze Juka”!
Voltana Ademi duhet te perballet me ligjin, bashke me cdo barbar zjarrevenes, punonjes i saj apo i partise se saj!
Kurre, kush nuk ka djegur shkolla ne Shkoder, vec pushtuesit! Prej asaj kohe, e dyta qe e ben kete eshte Voltana Ademi dhe barbaret e saj!
g.kosovari










