• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe ‘sqaron’ opozitën: Ne nuk e negociojmë demokracinë!

by A R
04/03/2019 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ishte i ftuar në “Dita Jonë” për të folur për situatën politike në vend. Ai foli për ftesën për dialog ndaj Bashës, Dosjen “339”, për përgjegjësit e gjendjes aktuale, por dhe çështje të tjera.

“Është situatë e vështirë sa i përket segmentit politik, por sa i përket segmentit ligjor, situata është shumë e qartë.

Kemi një mazhorancë të dalë nga zgjedhje të njohura. Kemi dhe një qeveri të dalë nga kjo mazhorancë, e cila është kushtetuese dhe legale dhe nuk mund ta vendos këtë në diskutim asgjë.

Nga pikëpamja politike, sigurisht që dalja nga Kuvendi e opozitës është e rëndë, ka bojkotuar demokracinë”, tha Barçe.

Ftesa e Ramës për dialog për Bashën

Erion Braçe komentoi ftesën e kryeministrit nga liderit të opozitës për dialog, duke thënë se mazhoranca është e gatshme.

Ai tha se mazhoranca është e gatshme të japë një letër të bardhë dhe opozita të shkruajë të gjithë garancitë që kërkon.

“Ne nuk negociojmë as demokracinë, as kushtetutën, por ajo ishte një ftesë për dialog. Zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021 pa as një lloj diskutimi.

Nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore. Në anën tjetër, ne jemi gati të flasim për të gjitha garancitë që kërkon opozita dhe këtë e kemi bërë prej një viti, përfshirë edhe këtë historinë e blerjes së votave. Por ne nuk mund të kthehemi në histori të vjetra.

Zgjedhjet e 2017-ës janë bërë nga dy parti PS dhe PD. Jemi të gatshëm tani t’u japim një letër të bardhë dhe të shkruajnë të gjitha garancitë që kërkojnë. Përfshirë edhe votimin elektronik, megjithëse koha po kalon.

Dosja 339

Braçe u shpreh se “Dosja 339” është një dosje nën hetim dhe nuk ka lidhje me blerjen e votës, por për aktivitete kriminale.

“Në 2017-ën, ata nuk kanë pretenduar asgjë. Kanë pasur komisionerë dhe numërues po aq sa ne dhe në asnjë nga procesverbalet e tyre nuk është shënuar edhe një gërmë e vetme kontest në lidhje me zgjedhjet.

Në zgjedhjet e 2009-ës shikoni vetëm procesverbalet e qarkut të Beratit, ku unë kam humbur mandatin e pestë të PS vetëm për 38 vota.

Ishte brenda të gjitha rregullave që unë të kërkoja rinumërim. Dosja 339 është një dosje nën hetim dhe nuk ka lidhje me blerjen e votës, por për aktivitete kriminale.

Në atë periudhë nuk ka pasur vëmendje apo kallëzime drejt prokurorisë apo nga policia që e drejtonte ministri demokrat.

Aq sa ka dalë në media është thërrime e saj që është. Nuk gjen në asnjë rresht që Vangjush Dako, nën cilësinë e kreu të bashkisë së Durrësit, të ketë kërkuar votë përkundrejt parave, të ketë ofruar para për të blerë vota.

Ajo që unë kërkoj është që prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj dosje, por nëse nuk ka asnjë gërmë që e implikon Dakon, atëherë të gjithë këta që flasin t’i kërkojnë ndjesë, në rast të kundërt Dako të mbajë përgjegjësi”.

Përgjegjësitë për situatën politike

“Mazhoranca për mua duhet të mbajë përgjegjësitë që i takon. Të ofrojë atë që ka ofruar dhe t’i ofrojë garanci opozitës për të hyrë në zgjedhje për t’i njohur zgjedhjet. Ambienti të jetë sa më kushtetues pasi do të jetë më mirë për të gjithë. Mazhoranca ka për detyrë të mos çedojë në lidhje me kushtetutën.

Ftesa e KQZ

“Janë petritë që kanë fituar vendet. Politikisht kjo çështje është precedent i parë që ndodh në Europë pas kaq e kaq vitesh. Është një precendent shumë i rrezikshëm që cenon normat elementare në këtë vend dhe për këtë arsye diskutohet vetëm ligjërisht. Ftesa e KQZ është sërish për njerëz të këtyre partive që duhet të paraqiten përpara KQZ për të marrë mandatin e deputetit”.

Protesta e 5 marsit

“Është e rëndësishme që sa herë atje tej parlamentit ka një masë njerëzish që synojnë sulmin fizik ndaj deputetëve dhe Kuvendit. Sulmi mbi institucionin duhet të marrë një përgjigje të qartë ligjore. Sulmi mbi deputetin nuk është mbi Braçen, por është sulm mbi institucionin. Me sa duket është e qartë, fuqia e kësaj mazhoranca janë ato numra në parlament dhe PD e LSI e ndjen veten të parëndësishme. Më shumë sa u bë në Maqedoni nuk mund të bëjnë. Do futen brenda do godasin dhe do të përfundojnë pas hekurave”.

/a.rada

Next Post
Fillon mosbindja edhe në PD, kandidati Lefter Maliqi kërkon mandatin e deputetit

Fillon mosbindja edhe në PD, kandidati Lefter Maliqi kërkon mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In