Ne kete vend, po konsolidohet nje grup njerezish, te cileve, ju njihet e drejta te thone gjithcka, te flasin per cdo gje, te perflasin kedo, te sulmojne ke te duan.
Ne rrjet kete te drejte e rremben, por ne median e shkruar, kete te drejte ta njohin dhe ta japin.
Besnik Mustafaj eshte njeri prej tyre.
Ka marre nje hov te papare prej rikthimit te bej politiken e PD dhe, menjehere ka nisur te perhape me te poshtren e asaj partie;
Ndarjen e Shqiperise ne te PD e te PS.
Per ta ndare kete vend keshtu, gjithnje ne mes jane parate dhe, sa here permenden ato, “argumentat” qe burojne nga mosdija jane genjeshtra.
Sot kish marre persiper te analizonte “hakmarrjen” e Edi Rames-ne cilesine e kryeministrit te vendit, ndaj Shkodres.
Dhe e dini se cfare argumenti servirte per kete?
Divjaka ka marre 5 here me shume fonde se atje eshte nje deputet i thekur socialist si Erjon Brace!!!!
Mendojeni;
Edi Rama e urren dhe eshte hakmarres ndaj Shkodres, duke i dhene 5 here me shume fonde Divjakes prej Erjon Braces!!!!
O perendi cfare mendje!
Argument me banal se kaq, zor se mund te jape nje njeri qe urren; urren pjesen tjeter te vendit- larg qytetit te cilit mendon se i ka ardhur ne ndihme, urren banoret e asaj zone- larg komunitetit te cilit mendon se po i qan hallin, urren te majtet kundershtare- larg te djathteve te cilet i tregon si viktima.
Te kritikosh urrejtjen e pretenduar-shoqeruar me hakmarrje, duke shperndare urrejtje, do te thote, te marresh ate kamxhikun me xhunga per te rrahur patjeter Edi Ramen por perfundon duke rrahur veten.
Pertej kesaj, pasi e kam degjuar- ne menyre te perseritur, nga plot te djathte, kete “tezen” e hakmarrjes ndaj zonave te caktuara, perfshire Shkodren, dua te jape disa shifra-te verteta, por edhe te them disa gjera.
E para, eshte genjeshter qe Divjaka ka marre 5 here me shume fonde se Shkodra.
Per shkak te punes, une kam te dhenat zyrtare dhe ato jane keto:
Investime totale ne Shkodër ne harkun e viteve 2014, 2015, 2016: 5.953.017.020 Leke;
Ndare ne:
Investime ne projektin “Rilindja Urbane”, shtrire ne arsim, kulture, sport, rikualifikim urban, infrastrukture ne qytet:
1.878.302.722 Leke;
Investime ne fshatrat qe jane njesi me vete pas ndarjes se re administrative, shtrire ne arsim, sport, infrastrukture rrugore dhe infrastrukturen e vaditjes dhe kullimit ne bujqesi:
4.074.714.298 Leke.
Per te gjithe qe lexojne, kaq para, bejne thuajse 55 milion dollare!!
Per Besnikun;
Divjaka nuk ka marre kurre ne historine e saj, jo me keto tre vite, 275 milion dollare fonde buxhetore!!
Divjaka ka marre ne keto 3 vite, me pak para se sa ka marre nje nga 5 tribunat e stadiumit te Shkodres.
Tani, meqe ashtu ne funksion te ketij “argumenti” ishte perdorur dhe Pogradeci, po jap dhe shifrat per te;
Investime totale ne Pogradec ne harkun e viteve 2014, 2015, 2016: 2.168.135.285 Leke;
Ndare ne:
Investime ne projektin “Rilindja Urbane” shtrire ne arsim, sport, rikualifikim urban, infrastrukture ne qytet:
367.408.002 Leke;
Investime ne te njejtet zera por edhe ne vaditje e kullim, ne fshat:
241.215.283 Leke
Shpronesimi i ndertesave buze liqenit te Ohrit ne kuader te projektit te rehabilitimit te bregur te tij:
439 512 000 Leke
Rruga hyrese ne Pogradec, projekt i integruar me rehabilitimin e bregut te liqenit te Ohrit:
1.120.000.000 Leke.
Ketyre fondeve te brendeshme, ju shtohen dhe 1.5 milion euro fonde te huaja ne projektin jetik per Pogradecin, ate te kanalizimeve te ujrave te ndotura, ujrave siperfaqesore dhe rehabilitimit te ujesjellesve ne 4 fshtra po buze liqenit.
Per Besnikun edhe nje here;
Divjaka ka marre ne keto tre vite, pak me shume para se sa jane paguar per shpronesimet e ndertesave skandaloze te legalizuara e rregjistruara si prone, ne bregun e liqenit te Ohrit.
Besoj jemi te qarte per genjeshtren, mbi te cilin eshte ngritur “argumenti” i hakmarrjes qe buron nga urrejtja, trajtuar ne menyre artistike nga Besnik Mustafaj.
Nuk pretendoj asgje per vete pas kesaj;
thjesht e pretendoj nje ndjese publike ndaj Divjakes, te permendur me mllef dhe urrejtje, ne funksion te te “argumentit” me hakmarrje ndaj Shkodres duke financuar me me pak para zhvillimin ne Divjake.
E dyta, dua ta sqaroj nje here e mire, Divjaka apo Shkodra, Pogradeci e Librazhdi, nuk marrin fonde prej deputeteve qe jane zgjedhur atje, bindjes politike apo rendesise se deputeteve qe jane zgjedhur atje.
Ndryshe cdo me duhej te thosha per Bajram Currin, ku po investohen ne rikualifikimin urban te qendres se qytetit, me shume se ne Divjake; apo Kukesin pak me poshte gjithashtu.
Jo!
Parate financojne nje projekt dhe projektin e fitojne banoret e zonave ku ai do te materializohet.
Ajo qe eshte ndryshe kete here, ka te bej me faktin qe projektet e financuara, nuk dergojne thjesht para ne ne nje qytet, ne nje fshat-aq me keq ne funksion te nje deputeti;
Jo! Shumica e tyre bejne ekonomi.
Ja ku jemi;
Nuk di nese ti Besnik shkove ne Shkoder per te pare ndeshjen apo sa nga ju qe lexojne tani, ishin ne ate stadium.
Une isha.
Me thene te drejten, shkoja drejt stadiumit me besimin se do ta kapja Edi Ramen keq diku, duke patur ne mendje debatin e tij me Voltanen tuaj, tipike tuajen, shembull qe ju perfaqeson- medemek per hater te saj kishe shkruar edhe ti, por i tmerruar pashe se ai kishte te drejte.
Jo per faktin se ai stadium ishte bere nje mrekulli-une kam qene dhe ne te vjetrin, por se per shkak te “pedeistizimit” te Shkodres, ne gjithe kuptimin qe “pedeistizimi” simbolizon ne kete vend, rruga per ne stadium ishte nje gjeagjeze qe vec policia te ndihmonte ta gjeje dhe, ne fund te saj, nje “kembe e arte” e mases 50-ta, ishte futur me dhune ne nje “kepuce te perdorur” te mases 35-sa.
Edhe me shume se kaq;
Atij qyteti nuk i eshte ndertuar nje stadium, atij qyteti i eshte dhene mundesia te ndertoje nje ekonomi, me stadiumin ne qender dhe eventet fantastike te kombetares se Shqiperise ne te, e ndjekur nga mijera njerez qe nuk jane thjeshte tifoze golash e fanatike ngjyrash, por edhe kliente te nje ekonomie-te vogel pa dyshim, ngritur e zgjeruar ne ate qytet ne funksion te saj, qe konsumojne, si kudo ne bote xhanem.
Nuk di ne e kupton;
po ta kesh ndjekur kombetaren e Shqiperise ne Elbasan gjate eleminatoreve te Evropianit, besoj ke kuptuar cdo te thote kjo.
Po e bej me te thjeshte;
Ju jeni njeri qe keni lidhjet tuaja ne France, besoj ata ua spjegojne me mire cdo te thote te marresh te drejten te organizosh e te presesh evente te tilla sic Evropiani, ekonomikisht them.
Epo, pas kesaj,
mund te them me plot gojen se mundesia-sado e vogel, per te ndertuar ekonomi, nuk mund te trajtohet kaq banalisht apo “voltanisht”, si hakmarrje ndaj te djathteve shkodrane qe skane buke me hanger!!
Shiko Besnik!
Une e di qe Shkodra eshte me e madhe se nje qytet, respektoj pa fund historine dhe kontributin e lume te atij qyteti per kete vend, ne te gjithe si shqiptare, por nuk do pranoj kurre qe Shkodra eshte sa nje parti, madje parti pa mend dhe historine tuaj ne ate qytet, as qe e shoh fare per mire.
Thene kete, e kuptoj por e refuzoj pa fund, percmimin qe ju i beni zonave te tera te vendit, te cilat i shihni si periferi, zona te cilat nuk meritojne te financohenthjesht se ju i mendoni keshtu-periferi.
Divjaka eshte sot njesia me e madhe e ekonomise bujqesore e blegtorale te vendit, njesia me e madhe eksportuese ne kete fushe, pra punon- ka oret me te medha te punes se cdo zone, e prodhon per ekonomine kombetare me shume se kushdo qe merret me bujqesi e blegtori.
Ne atje nuk po bejme asgje me shume se sa po permiresojme ambjentin e punes.
E meritojne, madje do te dish, e paguajne vete edhe kete.
Por edhe kaq periferi mos i pandeh;
Shkolla qe paska nxitur ziline e dynjase aq sa te perdoret si argument prej teje, e rindertuar nga ne ne tjeter permase, eshte 105-vjecare; kisha e kuqe e Karavastase te cilen ne e rindertuam me pasionin e nje mjeshtri si Mustafa Arapi eshte 230 vjecare!
Kaq per kete here!