• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braçe replikë Blushit: Buxheti nuk merret “borxh” për të bërë argumenta politikë

by A R
23/11/2015 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kritikave të ashpra të Ben Blushit se qeveria është një luksokraci që harxhon para për objekte luksi dhe në të njëjtën kohë merr borxhe, ka reaguar kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, deputeti socialist Erjon Braçe.

Duke replikuar në distancë përmes rrjetit social Braçe shkruan se diskutimet për buxhetin janë kthyer në një sport kombëtar, pavarësisht se shumë pak njerëz arrijnë ta kuptojnë këtë të fundit. Deputeti socialist shton se ka njerëz që buxhetin e marrin “borxh”, për të ndërtuar argumenta politikë që nuk qëndrojnë kurrkund.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit Braçe:

Buxheti po kthehet ne sport kombetar dhe, genjeshtrat rreth tij po behen narrativa me serioze e dites. Per fat te keq po ndodh keshtu.

Ka njerez qe nuk dine shume rreth buxhetit­- ky eshte problem; transparenca rreth tij duhet te rritet domosdo.

Ka njerez qe i njohin numerat, dine te numerojne, mbledhin e zbresin normalisht apo degjojne rreth numrave­-kaq nuk mjafton; natyrisht kaq nuk eshte buxheti.

Ka te tjere qe e marrin buxhetin “borxh” per te ndertuar nje argument teresisht politik qe nuk qendron gjekundi;

numrat e deshmojne por nese arrin ti kuptosh­ thjesht ti njohesh nuk te thone gje, ndryshe nderton nje tjeter genjeshter.

Tamam kete “tezen” se ne po marrim shume borxh!!

A eshte e vertete kjo?

Numrat jane keta:

Ne vitin 2014, deficiti buxhetor domethene borxhi i ri ishte 72,134 miliard leke; Ne vitin 2015, deficiti buxhetor domethene borxhi i ri ishte 58,228 miliard leke;

 Ne total jane: 120,362 miliard leke ne dy vite. Por ka dhe nje te vertete te madhe kjo ceshtje;

Ne dy vite, tamam keto vite, ne kemi paguar 70 miliard borxhe te prapambetura qe Qeveria ja kishte marre sipermarrjes, por pa i kontabilizuar dhe pa i deklaruar ne defteret e atij shteti;

Ne dy vite, tamam keto vite, ne kemi paguar 80,475 miliard interesa per borxhet e marra ne 23 vite, borxh qe ne periudha te ndryshme ka qene i shtrenjte e i marre symbyllur per nevoja elektorale, ndaj ka lene pas nje kosto te tille shprehur ne pagesat e interesave vit per vit;

Ne total, borxhet dhe interesat e borxheve qe kemi paguar jane:

150,475 miliard leke.

Janë më shumë se borxhi që kemi marrë!

Pra, kemi paguar per borxhet e pa deklaruara dhe interesat plot 30 miliard me shume se sa borxhi qe kemi marre!!

Per ta bere me te thjeshte per cilindo qe thjesht njeh numrat;

Jo vetem qe me borxhin e marre nuk kemi paguar paga e pensione, por nga tatimet e taksat kemi marre edhe 30 miliard leke per te paguar borxhin e padeklaruar dhe interesat e borxheve. Kush thotë ndryshe, natyrisht që gënjen.

Po kete vit?

Kete vit marrim borxh me pak se ne cdo vit te tete viteve te fundit; vetem 34,431 miliard leke.

Pikerisht se ndodh keshtu, Deficiti i Buxhetit eshte vetem 2.2 perqind dhe eshte niveli me i ulet historik qysh prej vitit 1993!!

E shihni sa e madhe eshte genjeshtra?!

Nese nuk mjafton kjo e vertete, atehere po ju referoj ne nje tjeter;

Ka nje raport qe prodhohet lehtesisht prej buxhetit e qe tregon shume, eshte raporti qe krijohet mes deficitit dhe investimeve publike; diferenca mes tyre eshte e rendesishme.

Per vitin 2016 kjo diference eshte e thelle; pra deficiti eshte thuajse sa gjysma e investimeve publike, treguesi i kursimit publik eshte thellesisht pozitiv dhe kjo deshmon se po merret borxh per investime, madje per investime po shkojne dhe nje pjese e mire e te ardhurave nga tatimet e taksat.

Pra, Nuk po merret borxh as për pagat dhe as për pensionet.

Ky tregues, eshte pozitiv edhe gjate vitit 2015, pra deficiti eshte me i vogel se investimet publike dhe parate qe u morren kete vit borxh nuk paguan as pagat e as pensionet, por veprat publike. Ky tregues, eshte pozitiv edhe gjate vitit 2014 duke e zhveshur nga vlera e larte e borxheve te pa deklaruara te paguara gjate atij viti.

Pra, për tre vite rresht dëshmohet edhe përmes këtij tregues se, kemi qenë tërësisht të ndershëm kur kemi marrë borxh për të paguar borxhet e vjetra të deklaruara dhe për të investuar. Kurrë për të paguar pensioned he paga. E kuptoni se sa i pavlere eshte argumenti per shtet te falimentuar?

Ne fund, Une besoj se e keni degjuar deklarimin e FMN se per vitin e ardhshem, buxheti eshte projektuar me “suficit primar”;

eshte dhe “mburrje” e Qeverise kjo gje. Per shumicen derrmuese besoj se kaq nuk thote gje.

“Deficiti” apo “suficiti primar”, materializon nje tregues qe jep qartesisht tendencen e borxhit publik; arrihet si diference e deficitit te buxhetit me shumen e interesave me te cilen sherbehet borxhi i marre.

Per here te pare qe nga viti 2006, me perjashtim te vitit 2010, ky tregues eshte pozitiv; pra buxheti eshte me suficit primar duke reflektuar ndaljen e rritjes se borxhit dhe nisjen e uljes se tij. Po te shohesh te dhenat e vitit 2015 dhe vitit 2014, nese deficiti zhvishet nga shuma e stermadhe e borxheve te padeklaruara por te paguara, ky tregues eshte pozitiv serish.

Kjo është e vërteta.

Po e thene se buxheti nuk eshte ekonomia, ekonomia eshte shume me e madhe se buxheti, por buxheti vlen kur nuk behet barre per ekonomine. Te besh Berishen apo te paditurin Basha ne kete vend eshte e lehte por kjo nuk eshte ekonomia, nuk mund te jete as politike fituese gjithashtu.

Next Post

Fier, vrau me thikë dhe më pas e hodhi në plehra 82 vjeçarin/ Arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

January 11, 2026
Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In