• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Politikanët e paprekshëm dhe biznesmenët e fuqizuar prej tyre që kanë shkelur ligjin të dënohen

by Java News
24/09/2019 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ kryeministri Erion Braçe deklaroi në konferencën përmbyllëse të projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore 2012 – 2019 se Shqipëria duhet të qëndrojë fort në kursin e reformave, sidomos asaj në drejtësi, pasi është kyçi i të gjithë të tjerave.

Braçe tha se presionet, sulmet e politikanëve të përjetshëm e me pushtet po të tillë, të paprekshëm, biznesmenëve me ta, të fuqizuar prej tyre nuk duhet të ndryshojnë reformën, nuk duhet të ndalin vetingun.

“Ne duhet të qëndrojmë fort në kursin e reformave, të marrim rezultate prej tyre për qytetarët tanë, dhe duhet t’i marrim shpejt. Reforma Administrative ka shkëlqimin e saj, do dukej edhe më shumë, me e prej reformës në Drejtësi.

Çdo reformë pa Drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale është e cungët, vë në rrezik rezultatet e saj. Duhet të qëndrojmë fort në kursin e reformës së Drejtësisë. Pa ndryshuar dhe deformuar kornizën e saj kushtetuese, ligjore të miratuar e njohur ndërkombëtarisht.

Presionet, sulmet e politikanëve të përjetshëm e me pushtet po të tillë, të paprekshëm, biznesmenëve me ta, të fuqizuar prej tyre, bërë edhe këta të paprekshëm, kriminelëve të rëndësishëm për shkak të organizatave të tyre e për shkak të fuqisë ekonomike, lidhjeve me politikën, nuk duhet të ndryshojnë reformën, nuk duhet të ndalin vetingun, nuk duhet të pengojnë ndërtimin e institucioneve të drejtësisë së re, profesionale, të pavarura, të pastra, si një garanci për qytetarët, organizatat politike, organizatat e biznesit, si garanci që institucionet do udhëhiqen veç nga ligji, nderi e dinjiteti.

Nuk duhet të vonojmë drejtësinë për gjithkënd, veçanërisht për ata që përfshihen në korrupsion e krim, nga pozitat më të larta të pushtetit politik dhe ekonomik, duhen ndëshkuar fort e shkurajuar imunitetet përballë ligjit e duke e shkelur atë.

Duhet të përmbushim konkretisht e me shembuj të qartë nga politika e pistë, biznesi klientelist e krimi i organizuar, pritshmëritë e shqiptarëve të zakonshëm të dhunuar prej tyre e që kërkojnë drejtësi të barabartë për të pushtetshmit” tha ai.

I pranishëm në këtë aktivitet zv/ shefi i ambasadës së SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ushtria zbret në terren për të ndihmuar banorët nga përmbytjet, Xhaçka: Po nxjerrin ujin nga banesat

FOTO/ Ushtria zbret në terren për të ndihmuar banorët nga përmbytjet, Xhaçka: Po nxjerrin ujin nga banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In