• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe në Çermë: Shkumbini, prurje të tilla vetëm 50 vjet më parë

by Java News
07/01/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist i qarkut të Fierit Erion Braçe tha se situata nga përmbytjet është përmirësuar ndjeshëm në fshatin Çermë të Lushnjes, aty ku çarja e argjinaturës të lumit Shkumbin dha pasojat më të rënda. Në një lidhje telefonike për Report TV Braçe tha se me ndërprerjen e reshjeve lumi ka filluar të hyjë në shtrat.

Deputeti i Partisë Socialiste theksoi se asnjë shtëpi nuk është përmbytur, dhe se dëmet kanë qenë vetëm në tokat bujqësore, por nuk la pa bërë me faj vetë banorët të cilët kanë ndërtuar ura mbi kanalet kulluese duke i bllokuar ata.

“Vetë banorët kanë vendosur ura mbi kanale, po detyrohemi të prishim urë më urë. Vetë banorët i kanë bërë dhe kanë bllokuar kanalet që derdhin ujërat.  Po tërheqim ujërat për t’i derdhur në një kanal tjetër.  Mos t’i japim nota tragjike, nuk ka asnjë banor të cenuar, të prekur në shëndetin e tij, ata që janë larguar nga banesat janë strehuar tek të afërmit e tyre. Nuk ka asnjë viktimë, as në njerëz as në bagëti. Dëmi më i madh ka ardhur në tokat buzë lumit dhe argjinaturës, toka të goditura nga lumi. Uji është vetëm në sipërfaqet e oborreve të shtëpive, me përjashtim të 2-3-4 familjeve ku uji ka hyrë brenda ambienteve të shtëpisë”, – tha deputeti socialist.

Braçe tha se puna për rregullimin e argjinaturës do të nisë gjatë ditës së premte.

“Tani për fat të mirë prurjet e lumit kanë rënë, lumi Shkumbin nga ura e Rrogozhinës ka filluar të hyjë në shtrat. E çara e argjinaturës është zgjeruar, 5-6 metra gjerësi dhe natyrisht nuk kishim asnjë lloj mundësie sot të vendosnim në vend argjinaturën. I vetmi problem është tek argjinatura, po i bëjmë të gjithë hyzmetin. Një histori më shumë se 28-vjeçare ku me argjinaturën është tallur kush ka dashur”, u shpreh Braçe.

Në përfundim, deputeti i PS theksoi se sipas banorëve lumi Shkumbin ka pasur të tilla prurje vetëm 50 vjet më parë.

Next Post

Rama: Po paguajmë pasojat e zhvillimit kaotik, pa ligj dhe rregulla për 20 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In