• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe kundër Panaritit: Ministria e Bujqësisë duhet ristrukturuar

by Java News
18/04/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Angazhimi i ministrave në kuvend është i pamjaftueshëm nën optikën e nënkryetarit të grupit socialist Erjon Braçe. Kritikat e tij i referohen kryesisht mos dërgimit para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë publike dhe kanë firmosur koncesioneve jo transparente.

“Në logjikën ligjore janë në konflikt interesi apo nuk janë në konflikt interesi apo në logjikën e Sali Berishës duhet të dalin këta jashtë parlamentit apo jo. Janë ministrat që duhet ta bëjnë këtë punë, ministrat që menaxhojnë sektorin, fushën e të tjera me rradhë dhe normalisht duhet t’i referojnë parlamentit situatat e konfliktit të interesit edhe të deputetëve të tjerë veç atyre që merr nëpër gojë Sali Berisha gjithë ditën që sot shfrytëzojnë familjarisht pasuri shumë të madhe kombëtare madje ndër pasuritë unike të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Natyrisht puna e ministrave në fushat respektive në këtë aspekt mua më duket tërësisht e pamjaftueshme”, thotë Braçe për Report TV.

Në këtë kuadër ai e sheh shqetesuese mosreagimin e krerëve të dikasterëve për të bërë transparencë por dhe përballë akuzave të forta politike të PD-së.

“E para, ministri është njeri politik, nuk është një teknicien atje që mbulon fushën e tij. Angazhimi i ministrave në këtë aspekt në parlament mua më duket tërësisht i pamjaftueshëm”, tha Braçe

Kryetari i komisionit të ekonomisë dhe një prej deputetëve më aktivë në mbrojtje të fermerëve të zonës së tij elektorale, Braçe tregohet tepër kritik dhe ndaj ministrisë së bujqësisë, të cilës i bën thirje të zbresë në terren.

“Duhet të ristrukturohet po e them troç e gjithë Ministria e Bujqësisë, duhet të zbresi poshtë të jetë atje ku është prodhimi bujqësor jo lart jo këtu në zyrë as nëpër televizione, boll u konsumuan nëpër televizone dhe kjo punë nuk bëhet me letra kjo punë bëhet me njerëzit duke folur me njerëzit atje poshtë, duke ju gjendur njerëzve, duke ndërtuar struktura që këshillojnë bujkun”, tha Braçe

LSI i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit dy letra ku kërkonte zgjidhje për disa prej shqetesimeve të bujqësisë . Por sipas Erjon Braçes problemet me të cilat hasen feremerët janë shumë më të mëdha, ndërsa ndihma e ministrisë së bujqësisë shumë e vogël.

shqiptarja.com

Next Post

18 fakte që nuk i dini nga ndërtimi i projektit TAP në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In