• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Ka prova të reja për 21 janarin! Kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë

by
24/01/2023 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato.

Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe tha se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë.

“Dëgjova një deklaratë të tyre (Prokuroria e Tiranës) dhe për shkak të indicieve reja, do doja që të mos përfshihej më në këtë histori, ka bërë ca është e mundur për ta mbyllur, duhet të rrijë larg kësaj historie. Për mua, për sa kohë janë implikuar zyrtarë kaq të lartë, duhet të merret SPAK. Ka një kallëzim bërë nga Ulsi Manja,  ata duhet të bëjnë të gjitha veprimet për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, SPAK do të bëj që të tjerë njerëz t’i dorëzojë provat. Ka prova të tjera, jo gjithçka është shuar. Ai që ka bërë tentativën për ta shuar ka marrë diçka për veten, kështu që duhet një gjest besimi nga drejtësia në raport me ata që janë përfshirë në këtë histori dhe që disponojnë prova që nuk janë bërë publike”, tha Braçe.

Zbulimi i një audio-përgjimi me komunikimet e gardistëve në 21 janar, për deputetin Erion Braçe konfirmon që ka prova të reja. Për këtë arsye thekson se drejtësia e re duhet t’i gjejë këto prova dhe këto njerëz, duke kujtuar se në rast refuzimi pengimi i drejtësisë është një vepër penale.

“Për disa kohë që provat paskan ekzistuar provohet ajo që ne kemi thënë, që një pjesë e provave janë zhdukur, janë disponuar nga të tjerë njerëz. Mund të bëhej dhe më shumë nga drejtësia dhe këtë duhet ta bënin organet e drejtësie, jo partitë politike. Serveri i kamerave të sigurisë është fshirë dhe nga këto mund të kuptohej se cila ka qenë sjellja e zyrtarëve brenda kryeministrisë dhe e gardës jashtë. Pra pavarësisht se provat janë zhdukur një pjesë e tyre paska qenë e disponuar nga të tjerë njerëz që duhet të ishin kontaktuar dhe duhet të ishin bindur edhe për të rrëfyer për ngjarjen dhe se çfarë ka ndodhur më pas, pengimi i drejtësisë është një vepër penale, drejtësia duhet të kishte bërë shumë më mirë, sidomos Prokuroria e Tiranës”, tha Braçe.

Mes kritikave dhe Prokurorinë e Tiranës, deputeti socialist thotë se pengimi i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje vijon edhe sot e kësaj dite nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtor të tij. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën, që bëjnë fajtor Edi Ramën, drejtues i opozitës aso kohe kur u mbajt protesta. Një gjë e tillë për Braçen është absurde.

Pengimi vijon ende edhe sot, ka ditë që vazhdon kënga që fajtori kryesor i 4 qytetarëve që ai që thiri në protestë, në këtë vend ka ndodhur protesta, por vetëm në 21 janar janë pushkatuar, qoftë kur ka qenë PS në pushtet, qoftë kur ka qenë ky në pushtet janë bërë protesta dhe nuk kanë ndodhur që të vritet kush, pra organizatori ka qenë gjatë gjithë kohës, aty para kryeministrisë me njerëz që protestonin për votën e lirë. Kush qëlloi? Organizatori? Ishte në fund të saj protesta, po tërhiqeshin, po kush qëlloi, ne? Jo. Ka funksionuar një linjë e qartë urdhri dhe plani si mesazh shumë i qartë oër të vrarë për të mos u kthyer më aty dhe përgjegjësia qëndron te Berisha, Basha, Garda dhe Policia Shqiptare aso kohe. Për organizimin e asaj proteste, edhe akte dhune janë arrestuar dhe dënuar mbi 200 persona, ç’a kërkojnë më, protesta është legjitime në një vend, pushkatimi pa gjyq është një krim i rëndë, ka ndodhur akte dhune shumë më të rënda dhe nuk është plagosur asnjë njeri kur kemi qenë në pushtet”, shtoi deputeti.

Në fund, po aq absurde i ka konsideruar edhe disa deklarata të bërë në media ku krahasojnë vrasjen e Klodian Rashës nga Policia me ekzekutimin e 4 protestueve në Bulevard.

“Të barazosh pushkatimin e 4 protestuesve me një akt kriminal të një polici në detyrë është jo normale”, përfundoi deputeti.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Kjo është “diferenca” midis Oltës dhe Luizit, sipas aktores!

VIDEO/ Kjo është "diferenca" midis Oltës dhe Luizit, sipas aktores!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In