• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe i lë afat opozitës për vendet bosh të PD te ‘Dezinformimi’: Një javë kohë të vendosin! Atje vendos vetëm Berisha

by Java News
18/06/2024 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka kohë edhe këtë javë të vendosë nëse do t’i zërë apo jo vendet e saj në tryezën e komisionit për “Dezinformim”, për t’u mos përsëritur ajo që ndodhi në komisionin anti-korrupsion që tashmë ka nisur nga puna.  I pyetur nga Report tv, Kryetari i komisionit, socialisti Erion Braçe thotë se PD-ja, zyrtarisht tashmë e Sali Berishës duhet të  vendosë, pasi puna me ose pa ta duket se do të nisë së shpejti.

“Presim të plotësohet komisioni me anëtarë të PD që ka për kryetar Sali Berishën. Nuk e humb durimin. Do t’i pres dhe këtë javë që e kanë të lirë për të menduar”

I pyetur nëse ai si kryetar i Komisionit është ulur me përfaqësues të opozitës, për të diskutuar pjesëmarrjen ose jo në tryezën e punë, Braçe lë të kuptohet, se I vetmi që mund të marrë vendime është Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit.

“Me vendim gjykate zoti Berisha e ka të ndaluar të flasë me ndokënd, përfshi edhe mua”

Opozita nuk e votoi ngritjen e Komisionit të dezinformimit dhe as përbërjen e tij, me skepticizmin se kjo nismë e socialistëve do të cenojë lirinë e medias. Të vetmit nga opozita që kanë konfirmuar pjesëmarrjen për Report tv, janë Fatmir Mediu nga grupi “Aleanca për Ndryshim” dhe Mesila Doda nga grupi për Demokraci dhe Integrim, ndërsa 3 vende të tjera mbeten ende bosh në pritje për t’u plotësuar nga PD-ja e Sali Berishës.

Socialistët i kanë plotësuar 6 vendet e tyre me Kryetar Erion Braçen dhe anëtarë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Ngritja e Komisionit të Dezinformimit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe Parlamentin Evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja. Puna e komisionit do të ketë një afat 1-vjeçar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri./m.j

Next Post
Çdo të thotë të jesh pjesë e një partie ‘non grata’ nga Perëndimi në Shqipëri?

Rrëzimi i kërkesës për të hequr “non grata-n”, Berisha sulmon institucionet britanike: U dënova pa asnjë provë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In